Shkrime
Albin Kurti po fabrikon frikën
Nga Kimete Berisha
Kryeministri Albin Kurti i tha gazetës The Guardian se:
Prandaj, nuk po i heqin barrikadat – për të mos pasur viktima.
Më mirë gjallë e me barrikada.
Kushdo që e ka një dëshirë në Kosovë, e vendos një barrikadë, kërcënon me vdekje dhe i plotësohet dëshira.
– Pasi e parashikoi vdekjen e sigurtë të dikujt sherri i barrikadave, Kryeministri tha se megjithatë ‘nuk do të lejohen edhe shumë gjatë barrikadat’.
Pra, vdekja nuk mund të shtyhet në pafundësi.
Shtyjë targat legale.
Shtyjë zgjedhjet lokale.
Shtyje vdekjen.
– Veç shqiptarëve ua shkatërroi jeten ‘me kohë’.
– Kamionëve u ka dhënë fuqi atomike dhe kuptim okult barrikadave dhe ky mistifikim e ka rritur shqetësimin se kushdo që i prek ato barrikada – do të vdes.
Prandaj, askush nuk po i lëviz kamionët misterioz.
Komandanti i KFOR-it ka shkuar sot në Beograd, për t’i lutur kriminelët serbë të vetëdijësohen dhe të pendohen.
– Kryeministri po e përgatit popullin e tij se: më mirë Zajednicë se sa vdekje. Krejt do të pajtohen se vdekja është më e keqja.
Veriun po e paraqet si ‘varr’ për shqiptarët, për policët dhe për ushtarët.
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla (bashkë me bandat serbe) po e rrisin problemin e barrikadave dhe po e bëjnë të duket më i madh se që është.
Xhelal Sveçla veç rusë po sheh dhe për ta bërë situatën tragjike, kur flet për Veriun, përdorë shprehje të mëdha, si: po ndodh lufta hibrido-ruse – thotë.
Tuta në Veri është duke u prodhuar dhe fabrikuar nga qeveria Kurti dhe nga Aleksandër Vuçiq.
Në mënyrë që kur të dorëzohet, Albin Kurti do ta bëjë këtë për hir të parandalimit të viktimave. Sevap e ka.
P.S. E ju, depotë e armatimit dhe barkun e bandave kriminale serbe i mbushni duke blerë zalloga të Serbisë.
Kurse, qeveria Kurti (me paret tona), natën ua bën ditë (dritat ua paguajmë ne – që kur të na ‘vrasin’ të na qëllojnë me të parën).