Shkrime
Albini dhe Vjosa, dy aventurierë të rrezikshëm
Nga Kimete Berisha
Baksuzi!
Çdo gjë është rrënuar.
Duke mohuar çdo gjë që është arritur, Kosovën e ka kthyer në gjendje lufte, në vitin 1999.
Shqiptarët janë varfëruar, janë dërmuar, janë demoralizuar.
Kosova po zbrazet nga shqiptarët.
Ka hyrë në mal pa sopatë.
Bashkë me presidenten janë sjellur si superfuqi botërore.
E kanë provokuar Rusinë.
E kanë provokuar Putinin dhe me mish e me shpirt e kanë nxitur një konflikt me Serbinë.
Presidentja është aq e lajthitur sa që dëshira më e madhe e saj ka qenë që t’i bie në sy Putinit – të dëgjojë Putini se është njëfarë shqiptareje më e rrezikshme se Putini.
E ka rrezikuar Kosovën, ka provokuar konflikt – vetëm për të garuar me Putinin, dhe për t’i treguar Putinit se nuk i tutet.
Është ambicioze, grua e tërbuar…
Që nuk ia di hallin vetes.
Kanë sjellur fat të keq.
Kanë krijuar atmosferë lufte.
I kanë rrezikuar policët.
Policët shqiptarë në Veri nuk ishin në gjendje ta mbrojnë as veten.
I ka rrezikuar shqiptarët në Veri.
Kanë krijuar disponim të tmerrshëm anti-perëndimor.
Politikë me varreza, me luftë, me vdekje, me gjak, me viktima, me izolim, me mohim, me fukarallëk.
I ka ofenduar dhe fyer mësimdhënësit.
I ka fyer mjekët e infermierët.
E ka shkatërruar administratën.
Me paret e vjedhura nga ministriat e tij nëpërmjet organizatave e aktiviteteve fantome, ishin blerë s’di sa helikopterë.
Kurrë Kosova nuk është vjedhur më shumë.
Ministrat i punësojnë familjarët e tyre në institucione.
Nuk ka turp. Nuk ka moral.
Në këtë vend të vogël po ndodhin horrore të mëdha.
Krime të mëdha.
Të çuditshme.
Kosova me Albin Kurtin po dështon me themel.
Kosova po rrezikon të zhbëhet.
Albin Kurti është armik i shëndetësisë, armik i arsimit, armik i sigurisë kombëtare.
Armik i kulturës shqiptare dhe i Shqipërisë.
Tërbimi i tij është aq i madh sa Mehmet Kraja në emrin e Akademisë (për hatër të Albin Kurtit), shkruan për Kosovën, për UÇK-në dhe për Shqipërinë – si antishqiptar, si një çetnik i tërbuar.
P.S. Barrikada më e madhe e Kosovës është Albin Kurti.