Connect with us

Kosova

Albini i ka kundër të gjithë/ Hovenier: Letra e senatorëve, shqetësim

Ambasadori amerikan në Prishtinë ka deklaruar se letra e tetë senatorëve amerikanë drejtuar presidentit Joe Biden do të duhej të jetë shkak për shqetësim për të gjithë

Jeffrey Hovenier, duke shpjeguar se senatorët ishin te shqetësuar me situatën në Kosovë dhe kërkuan prej Shtepisë se Bardhë, ndërhyrje të menjehershme, u shpreh se deri tani Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë për bazë kërkesat e ShBA-së për shtensionimin e situatës në veri.

“Letra do të duhej të jetë shkak për shqetësim për të gjithë ne, dhe mendoj se letra pasqyron jo vetëm pikëpamjet e senatorëve, por edhe të një numri të zyrtarëve amerikanë, përfshirë edhe brenda administratës së presidnetit Biden. Jemi të shqetësuar. Jemi partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë, por dhe jemi të shqetësuar që Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave” – deklaroi ambasadori amerikan.

Ai tha se këto kërkesa i kanë edhe tjera shtete mike të Kosovës, dhe se është i habitur që Kosova akoma nuk ka përgjigje pozitive.

Advertisement