Kosova
Albulena si mishërim dhe zëri i Albin Kurtit/ E vetmja që mund të viktimizohet si e sulmuar

“Albulena Haxhiu është mishërimi i zërit të AlbinKurtit, edhe kur ai hesht. Ajo nuk ndërton baraspeshë, por ndërton luftë. Dhe pikërisht për këto arsye opozita e ka të pamundur ta durojë që të jetë në krye të kuendit të Kosovës” – keshtu shkruan ne nje editorial analisti Baton Haxhiu
Pse unë do ta zgjidhja Albulena Haxhiun Kryetare të Kuvendit? Dhe pse opozita nuk e do?
“Po të kishte pozita logjikë politike, nuk do të duhej të kishte asnjë dyshim. Sepse nëse qëllimi është ta çosh sistemin në një pikë tensioni të përhershëm, ku procedura shkelet pa pendesë dhe përplasja bëhet metodë qeverisjeje, atëherë Albulena Haxhiu i përmbush të gjitha kushtet. Ajo është zgjedhja ideale për ta çuar Kuvendin në kufijtë e absurdit institucional, për ta kthyer ligjërimin parlamentar në një skenë britmash, dhe për ta bllokuar çdo kthim në normalitet.
Ajo është e vetmja që ngjitet mbi procedurat me një vetëbesim që nuk vjen nga rregullorja, por nga roli që i ka dhënë lideri. Është e vetmja që mund të bertasë me një zë aq të hollë sa të irritojë edhe mikrofonët, të ofendojë me një fytyrë të bindur se po thotë të vërtetën, të viktimizohet si e sulmuar dhe në të njëjtën kohë të shfaqet si triumfuese e drejtësisë imagjinare që ka ndërtuar vetë. Është një figurë që i përket një logjike politike ku forca nuk matet me elegancë, por me këmbëngulje të verbër. Kjo formë e të bërit politikë është shprrallim.
Por, pikerisht opozita nuk e do këtë shprrallim dhe për këto arsye që duhet të zgjidhet si kryetare, opozita nuk e do. Mendon ndryshe!
Nuk është se opozita frikësohet për fuqinë që ka, por për mungesën e çdo parashikueshmërie në mënyrën si do të sillet. Mendojnë që nuk do ta gjejnë asnjëherë në pozicionin e baraspeshuar, por gjithmonë në një nga skajet e tij, ose duke britur për drejtësi, ose duke përligjur shkeljet si akte guximi.
E di opozita që, në vend të dialogut parlamentar, ajo do të marrë një deklaratë të përgatitur, të recituar me nerv dhe patos. E dinë që përballë do të kenë jo një kryetare të Kuvendit, por një zëdhënëse të një ideologjie që ka marrë formën e një karakteri personal, të padiskutueshëm” – ka shkruar analisti I njohur politik.

