Connect with us

Kosova

Aleksandar Dugin: Vuçiç ka mbaruar dhe duhet të zhduket, patriotët të marrin në dorë fatin e Serbisë

Aleksandar Dugin, i cili konsiderohet ideolog i presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi në programin e tij origjinal në Radio Sputnik se Aleksandar Vuçiç ka mbaruar dhe nuk ka mbështetje nga qytetarët.

Ai tha në transmetim se legjitimiteti i udhëheqësit serb, Aleksandar Vuçiç, është zhdukur dhe se “Vucicin e mbeshtet vetem Shteti nuk ka mbështetje nga populli”

“Të gjithë serbët duan që Vuçiçi të largohet. Sot shume njerëz kanë frikë nga një tjetër revolucion me ngjyra nuk po marrin pjesë në protesta, por Vuçiçi ka mbaruar” – deklaroi Dugin.

“Mendoj se protestat synojnë që Vuçiç të zhduket diku. Domethënë, asnjë kompromis, asnjë marrëveshje, asnjë realizim i ndonjë qëllimi konkret pragmatik nuk do ta zgjidhë situatën. Vuçiç duhet të largohet. Ky është mendimi i shoqërisë serbe”, potencoi ideologu rus.

Deklarata e Dugin vjen në mes të tensioneve politike në Serbi dhe ka provokuar një sërë reagimesh, duke nxjerrë në pah marrëdhëniet komplekse midis Rusisë dhe Serbisë, veçanërisht pasi Dugin I ka kritikuar protestat për muaj të tërë, duke thënë se Perëndimi po kryen një revolucion me ngjyra në Serbi. – Po cila është politika e vërtetë e Moskës? – Nëse i krahasojmë deklaratat e Duginit nga njëra anë me ato të Lavrovit dhe Dmitry Peskov, që mbështetën Vuçiçin, nga ana tjetër, ende nuk e kemi parë se cila është politika e vërtetë e Moskës.

Vetëm pak muaj më parë, më 15 mars Dugin tha se “ai beson në kombin serb dhe se patriotët serbë do të qëndrojnë në mbrojtje të Serbisë në këto kohë të vështira”.

“Unë besoj se patriotët serbë do të mbrojnë vetë Serbinë. Nuk ka rëndësi se çfarë mendoni për Vuçiçin, kjo nuk ka të bëjë me të, por me Serbinë, e cila është mbi çdo politikan dhe ka ekzistuar që nga kohërat e lashta. Është një vend i pabesueshëm, i zjarrtë dhe magjik. Nëse e humbni tani, nuk do të jeni kurrë në gjendje ta rifitoni”, tha Dugin në atë kohë në një intervistë.

Advertisement