Rajon
‘Aleksandër Vuçiç është histori e përfunduar’
Politikani serb Millosh Jovanoviç, tha se pa unitetin e opozitës pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, nuk do të ketë ndryshim në regjimin e Partisë Progresive Serbe, dhe se opozitës i është bërë pyetja “duam apo jo të ndryshojmë regjimin e Aleksandër Vuçiçit.
“Unë them se do dhe duhet. A ka ndonjë mënyrë për ta bërë këtë? Është vetëm një, dhe ajo është që e gjithë opozita në Serbi të bashkohet” – ka deklaruar Jovanoviç dhe ka theksuar se nuk ka mundësi për bashkëpunim me SNS dhe Vuçiçin.
“Për mua Aleksandër Vuçiç është historia e përfunduar. Ai pranoi planin franko-gjerman për Kosovën dhe kjo është një vijë e kuqe që nuk duhej kaluar, është antikushtetuese dhe antishtetërore” – potencoi Jovanovic
Ai vlerësoi gjithashtu se për ardhmërinë e Serbisë është shumë e rëndësishme ndryshimi i sistemit politik dhe shfuqizimi i shtetit partiak, sepse në keto rrethana nuk mund të funksionojnë as gjyqësori dhe as mediat.
Duke folur për integrimin evropian të Serbisë, ai tha se çdo bashkëpunim me BE-në është i mirë – ekonomik dhe tregtar, kulturor dhe akademik – por se çështja e anëtarësimit në BE nuk shtrohet sepse, siç vlerësoi ai, Bashkimi nuk do të zgjerohet për disa kohë, dhe se nga Serbia kërkohet të njohë shkëputjen e Kosovës.