Kosova
Ali Ahmeti për ngjarjen në veri të Kosovës: Sulm ndaj paqes e sigurisë së gjithë rajonit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka reaguar për sulmin e të dielës në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një rreshtor policor e u lëndua një polic kufitar.
Ahmeti ka thënë se sulmi ndaj Kosovës është sulm ndaj “paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit”.
“Sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit. Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerëve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar. Këto zhvillime janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent”, ka shkruar Ahmeti në rrjete sociale.