Politike
Alibeaj: E keqja më e madhe e këtij vendi është qeveria
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Pogradec.
Gjatë fjalës së tij, Aliebaj tha se e keqja e më e madhe e Shqipërisë është qeveria, teksa i bëri thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit. sakat tha se pas dy viteve lëngatë, PD ka arritur të çlirohet.
Deklarata e plotë e Alibeajt:
Përshëndetje të gjithëve zonja dhe zotërinj. Ndihem mirë për faktin që këtu shoh mjaft të ri atje në fund dhe në fakt është një pamje që e kam parë pothuajse në të gjitha takimet që kam pasur në degë të tjera. Në shumë takime që kam pasur në degë të tjera, çfarë kam vënë re? Kam vënë re dy gjëra që janë ndoshta simptomat më të rëndësishme që po I ndodhin sot Partisë Demokratike, pas një vit e gjysmë, po bëhen dy afërsisht, të një situate anormale brenda Partisë Demokratike. Dy gjëra po shoh që për mua janë shumë të rëndësishme, shumë të rëndësishme gjithmonë për të ardhmen e Partisë Demokratike. E para, shoh fytyra të reja. Të rinj në moshë, të rinj edhe në angazhimin politik. Dhe e shoh këtë jo vetëm në takimet që kemi pasur, por më së pari tek listat e përfaqësuesve tanë në këshill. Në ato degë, në ato bashki ku ne kemi dalë me këshilltarë. Njerëz me reputacion, intelektual, njerëz të ndershëm, njerëz që kanë qenë tek Partia Demokratike historikisht, asnjëherë të vlerësuar, njerëz që vetëm kanë dhënë tek Partia Demokratike, njerëz që vetëm kanë ndjerë keqardhje tek Partia Demokratike kur ajo nuk është sjell mirë me qytetarët, por që asnjëherë nuk e kanë tradhtuar Partinë Demokratike.
Dhe unë çuditem realisht dhe ndoshta kjo është një mangësi e imja dhe jo vetëm e imja, por e të gjithë atyre të cilët janë në drejtim të saj. Nuk e kemi ditur realisht se sa shumë kapacitete njerëzore Partia Demokratike ka pasur dhe ka. Kjo ka edhe keqardhjen nga njëra anë, për paaftësinë tonë për t’i identifikuar, për t’i pikasur dhe për t’u dhënë peshën e përgjegjësisë sidomos në momente të tilla. Dhe së dyti që është akoma më e rëndësishme por që shkon në të njëjtën gjatësi vale me të parën. Në Partinë Demokratike sot flitet hapur. Në Partinë Demokratike flasin njerëz të lirë, siç duhet të ishte Partia Demokratike. Në fakt siç lindi Partia Demokratike 3 vite më parë, një parti e përbërë nga njerëz të lirë, të cilët e kuptojnë fare mirë situatën e vendit, pranojnë gabimet, dinë t’i identifikojnë tamam ato dhe kanë kurajon dhe kanë dhe potencialin për t’i kapërcyer ato, nisur dhe nga e mira. Kjo është e djathta, kështu duhet të jetë e djathta në fakt. Ndaj janë këto dy simptoma që realisht edhe në një situatë të vështirë siç është ndodhur Partia Demokratike, mua mëmbushin me shpresë. Dhe jam dakord me atë që tha Erisi pak më parë, Partia demokratike është një parti e cila nuk ecën, nuk bën llogari të vogla përqindjesh, sa marim, si marim, pak më shumë e pak më tepër, jo. Nuk është kjo mënyra dhe arsyeja e funksionimit dhe të ekzistencës së Partisë Demokratike.
Unë jam dakord që në këto zgjedhje lokale, ne nuk jemi përfaqësuar me formacion të plotë, pavarësisht se unë kam qenë gjatë gjithë kohës që PD edhe në momente të vështira do të duhej të kishte përfaqësim të plotë. Qoftë për kandidat për Këshill Bashkie, qoftë për kandidat. Partia Demokratike është një fanellë e rëndë politike. Njerëzit historikisht në këto 33 vite sytë I kanë pasur veçse nga Partia Demokratike. E ruan ende këtë nerv, këtë kockë Partia Demokratike. Megjithatë, situatat erdhën të tilla në këtë 1 vit e gjysmë dhe unë do t’u them dhe do të jem I qartë me gjithsecilin prej jush. Ata që sot janë tek Partia Demokratike, ju pra, ju që jeni sot këtu në ditën më të vështirë nuk keni as më të voglin faj, as më të voglën peshë të përgjegjësisë për situatën ku është sot. Dikush tjetër e ka sot fajin. Dhe faji ka një emër. Faji është I qartë dhe I identifikuar. Faji është po, përgjegjësi është Sali Berisha. Sali Berisha dhe mentaliteti që ai mbart me vete. Fenomeni me të cilin e ka nxjerr në pah në këto 2 vite, por mesa duket ka qenë një fenomen në letargji brenda Partisë Demokratike që ne demokratët gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë, e kanë përjetuar. Por që në këto 2 vite nxori kokë dhe doli në pah. Dhe cili është ky fenomen? Fenomeni sipas së cilit partia është e imja, lind me mua e vdes politikisht me mua, kur mua më vjen fundi. Kështu që kjo është e para gjë të cilën duhet ta themi ne, në qoftë se do të duhet të konsiderojmë që ka ardhur koha dhe momenti jo vetëm për ta ruajtur PD-në, por nëpërmjet saj të rikrijojmë të djathtën. E djathta përbehet nga individualitete, bëhet nga shpirtra të lirë, bëhet nga njerëz të cilët nuk shkojnë pas idhullit, pas liderit, pas kryetarit. Për të djathtët është më e rëndësishme ideja, është koncepti, njerëzit janë kalimtar. Merr përgjegjësinë, koha ndoshta ta jep mundësinë që edhe të drejtosh një formacion të djathtë, e në momentin kur nuk u qëndron këtyre vlerave, hap krahun dikush tjetër vjen. Sepse ideja, koncepti i së djathtës është ai që vazhdon gjatë gjithë kohës.
Në këto dy vite kemi pasur mundësinë brenda lëngatës, dhimbjes, përplasjes që kemi pasur nga njëra anë, unë e them hapur dhe fortë, kemi pasur mundësinë edhe të çlirohemi. Sytë na janë hapur, shohim më qartë, kuptojmë më shumë dhe duhet të gjejmë forca brenda vetes, dhe unë besoj që I kemi, për ta kapërcyer këtë moment. Si do ta kapërcejmë këtë moment ne? E para, po unë e kuptoj fare mirë është shumë e rëndësishme fushata zgjedhore. Është shumë e rëndësishme fushata zgjedhore, historikisht fushatat zgjedhore kanë pasur rëndësinë e tyre tek mbështetja që qytetarët I japin një formacioni politik. Dhe unë ndihem mirë me thënë të drejtën me zonjën që kam në krah dhe me të gjithë përfaqësuesit tanë që janë ndoshta fytyra më elitare që I bëjnë nder një qyteti, një uniteti intelektual, me histori, me njerëz të mendjes që është pikë reference për Shqipërinë jo vetëm për qarkun. Ndaj ne do të duhet të dalim në të njëjtin lartësi siç edhe ky komunitet, ky qytet, kjo bashki kërkon. Dhe unë kam bindjen që me përfaqësuesit tanë kemi hedhur hapin e parë të nxjerrjes së Partisë Demokratike atje ku I takonte. Ka qenë partia e intelektualëve, ka qenë partia avangardë e shoqërisë edhe me njerëz dhe me fytyra të tilla të cilët kur qyteti dhe komuniteti I sheh, e ndjen veten që është I përfaqësuar. Kjo është e para. Së dyti, ajo që thash pak më parë, me njerëz që flasin hapur, njerëz që kanë argument, njerëz që dinë të thonë po deri këtu Partia Demokratike ka bërë gabime dhe kur I ka bërë dhe kush I ka bërë.
Politika sot, siç të gjithë e dimë miqtë e mi është e tillë që ka dhe doza neverie nga publiku. E shohin politikën si shkaktar të situatës ku vendi është. Dhe nuk gabojnë këtu. Sot ndërkohë, me njerëzit që ne kemi, jemi të aftë të tregojmë po pse ka ndodhur kjo dhe do të mbajmë peshën tonë të përgjegjësisë. Dhe peshën tonë të përgjegjësisë e mbajmë duke bërë një reflektim ndaj vetes. Që njerëzit të të kuptojnë, e mbi të gjitha të të besojnë, ka nevojë të kesh programe, të kesh ide, por mbi të gjitha duhet të tregohesh njerëzor. Dhe njerëzor është kur flet, kur mendon, kur ndjen njëlloj si ata. Dhe që të ndodh kjo, ne duhet të shohim nga vetja. Kur them nga vetja, historikun e Partisë Demokratike. Çfarë po na ndodh në këto dy vite? Ne po na ndodh që simptoma më e keqe e një mentaliteti të vjetër postdiktatorial, që vjen sipas mendësisë së vjetër sovjetike. Me këtë përballen kemi ne sot dhe që shkon sigurisht tek figura e Sali Berishës.
Dëgjoni t’iu them diçka: mbase e keni vënë re, ajo se çfarë unë kam mbajtur si fjalë apo si linjë në diskutimet e mia, ka qenë kryesisht por jo vetëm e orientuar tek Sali Berisha, e dini pse? Sepse unë mendoj këtë gjë: E keqja më e madhe e këtij vendi sot është qeveria, këtu nuk ka asnjë lloj diskutimi. Qeveria e cila përfaqësohet nga një pinjoll I diktaturës, Edi Rama. Por çfarë ka bërë ai? Nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vazhduar të njëjtin mentalitet të mbajtjes së pushtetit, kacavjerejs me duar, është e njëjta frymë siç edhe Sali Berisha e ka bërë dikur, kjo është e vërteta. Dhe të shpëtojë Shqipëria prej pikërisht kësaj asfiksie që I ka bërë politika e vjetër 33 vjeçare, unë them që bëhet në këtë mënyrë. Nuk bëhet me revolucion paqësor siç e kemi dëgjuar nga pala tjetër. Ç’do me thënë revolucion paqësor?! Tek e fundit është një mjet dhe instrument bolshevik. Jo! Të djathtët nuk përdorin mjete të majta kundër së majtës, ndryshe pastaj nuk do të ishin të djathtë. Jo! E keqja më e madhe që quhet sot regjimi I Edi Ramës, që në fakt është një regjim post diktatorial, është regjim sovjetik. Mungesë lirie, mngesë hapësire, frymëmarrjeje, shantazh apo jo? Edhe sot në fushatë vazhdon presioni I shtetit ndaj njerëzve, në 2023-in, vend I NATO-s, në Evropë. çfarë zgjedhjes janë këto? Atëherë mënyra më e mirë është që të nxjerrim një alternativë tjetër. Cila është alternativa tjetër? Për çfarë akuzohet sot Rama që e ka ngritur në sistem? Për korrupsion. Nga fillimi deri në fund, nga Tirana e deri në skajin më të largët të Shqipërisë, fjala e vetme që ata të cilët sot janë në shtet, nga kryeministri e deri tek nënpunësi më I rëndomtë, ngrihen në mëngjes dhe thonë çfarë do vjedh sot. Si do ta vjedh sot, si do t’ia nxij jetën njerëzve, si do t’ia zhvas ato lekë nga xhepi. Dhe simptomat janë të tilla, njerëzit ikin. Ikin njerëzit sepse të themi atë që është, se deri më tani as nuk ju kemi dhënë shpresë. Shqiptarët nuk janë popull nomad, marrin trastat dhe të ikim, jo! Duhet që shqiptarët të rrinë këtu, të kenë një alternativë, të kenë një mundësi të besueshme. Dhe që ta bëjmë këtë, ne nuk duhet të pranojmë asnjë nga simptomat e Ramës, po që I ka veshur edhe Berisha. I korruptuar Rama, I korruptuar Berisha. Kjo është e vërteta, në 2013-ën pse ramë ne nga qeveria? Këtu kemi qenë të gjithë. Ramë nga qeverisja se në 2009-ën kur Sali Berisha beri aleancë me Ilir Metajn, qeverisja jonë mori poshtë e më poshtë. Virusi I korrupsionit I futur në qeverisjen tonë në atë kohë, u bë një rrugë që filloi të ndiqej edhe nga njerëzit tanë.
Mbani mend drejtorët tanë, që ishin hasëm me njerëzit tanë. Se shihnin nga duart. Arrogancë me njerëzit. Po në 2011, prap i njëjti personazh Ilir Metaj. E pamë të gjithë dhe cbëmë ne demokratët, cbëri Sali Berisha. Dorën në qafë dhe e mbajti fort. Ndërkohë që duhet të bënte një akt tjetër politik. Prej të djathti. Korrupsioni nuk ka vend, nëse të ndodh në qeverinë tëndë, merr masa politike, coje vendin në zgjedhje. Edhe pse bëri atë, 1 vit e gjysëm më pak cfarë ndodhi. Trafikoi votat Ilir Metaj, cau ferrën shkoi tek Edi Rama. E njëjta histori që do të ndodhë dhe tani. Në 2013 Edi Rama mori 64 mandate. Një mandat më pak sesa në 2009. Më fal, po shqiptarët nuk i dhanë ndonjë mbështetje Ramës, përkundrazi ia hoqën. Si ka mundësi erdhi në qeverisje në 2013. Erdhi në mënyrë artificiale. Me trafikim votash, prej pazarxhiut. Dhe me lejen e Sali Berishës, kjo është të flasëshh hapur. Nga 2013 deri në 2017 të gjithë e dimë me reformë territoriale i bëmë bashkë të dy, me reformën në drejtësi i bënë bashkë të dy. Si ka mundësi sot të gjesh aleancë dhe të futesh në sqetullën e Ilir Metaj. Si ka mundësi, cfarë ka ndryshuar? Asgje ska ndryshuar. Është po e njëjta mënyrë. Ves politik që po kërkohet të mbahet ende fort në politikën shqiptare sepse janë bashkë. Nuk ka mëkat më të madh politik sot sesa të marrësh demokratët sic ka bërë Sali Berisha dhe të shkosh dhe ti strehosh në një parti të majtë. E majta tek e fundit nuk është se ka ndonjë problem të madh, por një parti që ka vesin me vet, ka pazarin me vete. Kjo është më e rënda të shkosh të marrësh demokratët ti cosh atje. I kthehem 2013, demokratët ata që ishin ende të punësuar u larguan me fshesë prej Ilir Metës.
Dhe nuk është kohe që është e largët. Por nesë do duam vërtetë të jemi të djathtë marrdhënia jonë duhet të jetë kjo, të distancohemi. Në politikë nëse te ndodh një gjëmë e tillë, aftësia është për tu distancuar. E në rastin konkret ne na erdhi mundësia dhe e kemi bërë këtë akt që nga momenti që SHBA e përcaktuan si non grata Berishën, për korrupsion dhe minim të demokracisë. Një parti e cila nuk qëndron varur nga lideri nuk mundet që të asgjesohet për hallin e liderit sic ai kërkoi të bëhet. Atë tha ai në fillim, një parti që sme mbron mua, meriton të shkrihet. E ka thënë hapur, se ka fshehur hic. Pra ne kemi qenë në një dilemë të madhe, të qëndronim struktur e të mbronim liderin tonë, ndërkohe që e gjithë partia do të izolohej, do të shkrihej ose nga ana tjetër të mbronim PD dhe ta kthenim në një të djathtë reale në partneritet me perëndimin. Zgjodhëm të dytën. Ju falenderoj shumë për qëndresën që keni bërë. Për faktin që jeni treguar vërtete te djathtë sepse une edi që përsecilin nga ne që e ka konsideruar lider historik nuk ka qene e lehtë të marrësh një vendim të tillë. Ne e kemi mbrojtur Sali Berishën. Demokratët e kanë mbrojtur ne 92 pas zgjedhjeve te marsinku në zgjedhjet lokale fituan persëri socialistët. E mbrojtëm ne 94 me humbjen e referendumit. E mbrojtën ne 96 me zgjedhjet e vjedhura, ku fituam gjasme zgjedhjet i humbem miqt tanë ndërkombëtarë. E mbrojtëm ne 97, e mbrojtëm në 98 ku u bë një shkëputje nga PD në atë kohë. E mbrojtëm ne 2008, rastin e Gerdecit, e mbrojtëm ne 2011 edhe në 2013 kur u largua dhe tha do largohem fare, përsëri e mbrojtëm dhe me keqardhje me thënë të drejten. E pra po kaq shumë mbeshtetje dhënë Sali Berishës, 2 here president dhe 2 herë kryeministër kam përshtypjen që cdo njeri do duhet të bënte dicka. Thua kthente demokratëve mbështjen që i kanë dhënë. Dhe jo ti merrte dhe ti conte tek Ilir Meta sic e ka bërë. I kthehem dhe një herë diskutimit të parë. E rendesishme për ne janë këto zgjedhje, por përtej rezultatit, duhet të na vleresojnë njerëzit ne. Ne duhet tu tregojmë që jemi të lirë, të paster që skemi brenda nesh virus të se shkuarës, jemi mendje hapur, të orientuar drejt perendimit. Pa perëndimin e para ky vend është në rrezik të madh. Shqipëria është në rrezik të madh. Sa here është në rrezik na ndodhen ata. Na u ndodhën në 99 dhe tani që flasim. Atje në veri, në Kosove, janë ushtarët e Blinkenit qe i dalin në mbrojtje Kosoves. Dhe është e pafalshme që përfaqesuesi i ShBA të hidhet në gjyq. Nuk e dimë e ka hedhur apo jo, po të pakten kështu është thëne. Kjo parti ëahtë e vetmja parti, e vetmja formacion. E vetmja shtresë e kesaj shoqërie qe ka nje lidhje të drejtpërdrejtë me perëndimin, SHBA, Mbreterinë e Bashkuar dhe Europën. Së treti, e pafalshme që hallin personal Berisha ta përdor për të krijuar një levizje antiamerikane. Ku? Në popullin me pro amerikan, që vetem të mirë ka pasur nga ndihma e tyre.
Në 92, 99. Tani, kanë qenë ata pse ky vend sot është anëtar i NATO. Ne kemi bërë perpjekjet tona, por ishte mbështetja tyre. Kanë qenë ata pse Kosova është shtet më vete. Janë ata pse sot ndihemi një vend i sigurt në një rajon të trazuar. Dhe tua shpërblesh duke krijuar levizje antiamerikane, në një periudhë të trazuar për rajonin. Kjo është pertej mëkatit politik. Dhe së fundi. Ky eshte momenti për të krijuar të djathtën reale. PD ka lindur në imazh, formë, por dhe shpirt e zemëer 33 vite më parë si parti e djathtë. Do mbështeste të përndjekurit, pronaret, biznesin, rininë, intelektualet. Do zgjidhtë cështjen e pronave. Shtetin e së drejtes. Ky eshtë momenti për ta bërë tani. Mision i pa mbyllur në 90-91. Mision i pa cuar ne fund, tani është momenti. Ky është një nga synimet e tjera që demokratët duhet të bejnë, njerëzit e lirë të këtij vendi. Demokrat kjo të bën sot. Janë këto synimet që kemi në këtë periudhë tranzitore të rendesishme që do te verifikohen nëpërmjet këtyre zgjedhjeve. Është guri parë i themelit, ndaj të gjithë ata njerëz që i kanë vënë shpatullat PD sot, janë duke kryer një mision historik. Historik për PD dhe për Shqiperine. Sepse historia e Shqiperisë ka qene gjithmonë në sajë të asaj cka demokratët kanë bërë. Pala tjetër dihet fare mirë cfarë i ka sjellë këtij vendi. Skemi asnje dyshim. Cfarë PD përfaqeson ashtu duhet të jetë Shqipëria. Kjo është synimi kryesor. Pikë takimi me historinë tonë është në 2025. Sot hedhim themelet te sigurta për një parti të djathtë dhe në 2025 te shfaqemi si nje parti që kryen rrotacionin politik. Me ndihmën e miqve dhe aleatëve. Aleatët nga njëra anë, njerëzit e ndershëm të këtij vendi që jane shume, ata që nuk shkojne te votojne as Ramen, as Berishën, as Meten. Sepse edinë se cfarë bëjnë. Një pjesë e tyre janë këtu. Një pjesë kanë ikur. Nga këtu deri në 2025 njera nga sfidat tona është që tu japim të drejtën shqiptarëve të ndershëm që kanë ikur nga Shqipëria të votojnë atjë ku janë. Nëse ky vend i ka dëbuar, këtë vend do ua japim prap shqiptarëve qe kanë ikur atje. Ndaj miq do doja të ju falenderoja gjithësecili prej jush që në keto zgjedhje vota të shkojë për PD për këto zonja zotërinj të nderuar, për numrin 9. Të jeni të bindur që është hapi parë për nje të ardhme të sigurt që se ka pasu ndonjëherë Shqipëria në 33 vite. Nuk e ka pasur ndonje here të djathtën. Ka pasur vetëm të majtë. Të majta të kamufluara. Ka pasur rryma të majta qartësisht të majta brenda PD, por një parti të djathtë realisht dhe ideologjikisht, por dhe në mënyrën sesi funkaionon nuk e ka pasur asnjë herë. Do duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, unë kam besim, me çkam parë në gjithë Shqipërinë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim ka një dëshirë të madhe për një formacion të tillë politik pasi është mënyra e vetme për të rrëzuar këtë regjim pasi mbahet duke u munduar të mbys, të asfiksojë të djathtën dhe të ngelet vetëm. Treshja, o njëri o tjetri. Fiton Rama, rehat është Berisha me Metën, sic kanë bërë gjithë kohes.
Ndaj kjo është ajo se cfarë me aq sa jemi mundur, dua të falenderoj dhe doktorin përfaqësuesin tuaj posacerisht per qendrimet që ka mbajtur në parlament së bashku me koleget e mi. Nuk ka qenë e thjeshtë. Jo vetëm në parlament por përfaqësuesit tanë dhe në struktura të tjera e di që qenë një agresion, me një sjellje vullgare. Agresion financiar, agresion mediatik. Agresion nga pushteti sepse e dimë fare mirë që kjo e djathtë, kjo PD e brishtë sot por që është e vetmja që nesër kështu si jemi në këtë drejtim në këtë orientim nuk do ta ndalë asgjë sepse janë njerëzit ata që vendosin. Ia dinë frikën. Ndaj kush ka mbajtur sot një qendrim të tillë, ka resistuar. Ka bërë shërbim të madh në historinë e të ketij vendi. Dua të ju falenderoj e ta kalojmë me sukses këtë fushatë zgjedhore dhe këtë jave të fundit. Me kokën lartë tu themi njerëzve që kjo është rruga që ky vend do te gjej zgjidhjen dhe shpresën që PD dikur e ka pasur. Shumë faleminderit!