Politike
Alibeaj për Dubain: Fole e krimit, duhet marrëveshje ekstradimi
Në Kuvend diskutohet sot marrëveshja e sigurisë mes Shqipërisë, Britanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se marrëveshja me Emiratet është thjeshtë shkëmbim të dhënash. Në fjalën e tij në Kuvend, Alibeaj tha se Dubai është kthyer në fole për krimin e organizuar dhe duhet një marrëveshje ekstradimi me ta. Pas tij, fjalën për replikë e mori kreu i Grupit Parlamentar Socialiste Taulant Balla. Në replikën e tij, Balla tha se Alibeja duhet ta dijë mirë se ka qenë Ministër Drejtësie, se jo vetëm Shqipëria, por asnjë shtet në botë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
REPLIKAT MES TYRE:
Alibeaj: Dubai iu thotë gjë? Banda e Durrësit dhe e Elbasanit ju thotë gjë? Këta janë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri thotë që ne e kemi një marrëveshje, por është shkëmbim të dhënash. Po ç’të dhëna? Ato që kanë dalë. Kjo quhet arritje? Kjo duhet të jetë imazhi i Shqipërisë… është një çështje e rëndësishme për ta kuptuar. Reciprociteti do të duhet të kërkohet në vend tjetër. E dëgjova ministrin e Drejtësisë, por nuk kërkoi nëse ka kërkuar një marrëveshje ekstradimi. Nuk dha asnjë provë. është një çështje shumë e rëndësishme. Tregon mungesë vullneti për të luftuar krimin. Këtu kërcet dyfeku, atje kërcet shampanja. është kambanë alarmi që duhet të bjerë në veshin e ministrave. është mungesë rakordimi, apo kapje nga krimi. Nëse sillni marrëveshje me ta për ekstradim, e keni votën tonë. I keni sjellë pengesa SPAK-ut. E kanë thënë ata. E pra, ndaj kësaj marrëveshje kaq të thjeshtë fshihen probleme të mëdha dhe demaskim i probleme. Parajsa kriminale është atje. Duhet vullnet i qartë politik. Edhe për këto marrëveshje. Mjafton të pyesësh gazetarët, e thonë ata ku ndodhet njëri e tjetri. është çështja si ti sjellim këtu. Ky është vullnet politik. është kaq e thjeshtë. Nuk është sfidë për ju dhe për askënd. është thjeshtë qëndrim. Sa të krisë sërish kallashi i radhës, është mirë ta themi që sot, edhe në BE është një nga kërkesat kryesore. Kështu bëhet shteti.
Balla: Mendoj që Alibeaj pati një fjalë që kishte zero kuptim. Nuk kanë Emiratet marrëveshje ekstradimi me asnjë vend. E them me bindje se nëse do të ndryshojnë qasje, ne do jemi një nga vendet e para që do të nënshkruajnë marrëveshje. Nuk kanë me asnjë. I thoni ministrit ndjesë se nuk e dija, edhe pse keni qenë ministër i Drejtësisë. Zoti Çuçi meriton një falenderim për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Ka plot raste, kur PD dhe ju do e mbështesni këtë marrëveshje. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Emiratet janë në nivelin më të mirë historik. I shpreh mirënjohjen presidentit të ri, ruan raport të ngushtë me Shqipërinë. Me paratë e tyre ka filluar puna për apartamentet në Durrës. Po ashtu, bashkëpunim i madh është ai me grupin Emar. Përzgjedhja e portit të Durrësit është tregues. Bërtisni për inatin e Saliut për këtë projekt. Saliu thotë si nuk e bëra me Zenin dhe Argitën. Do iu lutesha shumë, ky është shansi më i madh që kemi pasur në gjithë këto vite. Përfitimi është i pakrahasueshëm. Ai që quhet Porto MonteNegro, është shumë më i vogël se ajo që do bëhet në Durrës. Thirrja ime është që nuk kemi nevojë, ia ka bërë politika të keqen këtij vendi sa ka pasur mundësi për 30 vjet. Atë nuk kemi çfarë t’i bëjmë atij. Ai është hudhra (flet për Berishën). Sa për marrëveshjen është një gjë e mirë. Sa për atë tjetrën biem dakord që nuk ka marrëveshje ekstradimi me vendet e tjera.
Bylykbashi: Dy fjalë. Atë që sapo dëgjuam për portin e Durrësit, iu them që është projekti më i madh i korrupsionit në Shqipëri. është një histori e bukur. Mos u tallni me qytetarët e Durrësit.
Alibeaj: Për replikë e kisha për t’i kërkuar ndjesë ministrit të Brendshëm. E kuptoj aspiratën që ka Balla për ministër të Bredshëm. është në të drejtën që të kërkojmë një marrëveshje kur kërkojnë një marrëvëshje shkëmbimi informacioni. Në Dubai, ministrat shkojnë tek Nusr-et. Nuk paskemi ne të drejtë të kërkojmë marrëveshje ekstradimi me këtë vend? Ua thashë, ne do e votojmë, por do të votojmë nëse vjen edhe marrëveshja e ekstradimit.
Felaj: Kërkojani provat ministrit të Drejtësisë. Ministri e tha publikisht që e kemi kërkuar dhe nuk e kemi. Dubai ka dënimin me vdekje, nuk mund të ketë marrëveshje me konventën Europiane.