Connect with us

Politike

Alibeaj takimin me ambasadorin e Britanisë

Kreu i grupit Parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith.

Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se temat që u diskutuan në këtë tryezë lidheshin me zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike.

Sa i takon reformës Administrativo-Territoriale, Alibeaj thotë se i ka kërkuar ambasadorit mbështetje dhe asistencë teknike për t’i ofruar qytetarëve “një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta”.

Ndërkohë në fokus të bisedës, Alibeaj ka vendosur dhe çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta”.

 

 

“Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.

Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”, shprehet ai.

Advertisement