Connect with us

Politike

Alibeaj: Të bashkojmë forcat përballë regjimit të Ramës

Kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj deklaroi sot pas mbledhjes së grupit në Kryesinë e Kuvendit se pavarësisht të gjitha tallazeve, çoroditjeve që mund të ketë PD ka një interes që është i madh, jo vetëm i demokratëve, por edhe i shqiptarëve, një orë e më parë t’i dalim përballë regjimit të Ramës.

Ai tha më tej se duhet të bashkojmë çdo fluks dhe forcë në bazë sepse janë ata që do i vënë shpatullat.

“Bashkimi i ngadaltë? Tju kujtoj të gjithë demarshet që ka bërë PD-ja. Ka vetëm një palë dhe kjo është PD-ja tashmë. Nuk është histori. Mbledhjet janë një, grupi parlamentar është një, njoftimet i shkojnë të gjithëve. Kryetari i grupit është Enkelejd Lutfi Alibeaj dhe kjo është një gjë.
Kujtoni në prill platformën që grupi i PD ka bërë, thirrje me tekst, me përmbajtje dhe terma. Thirrja e të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar për të mbajtur një qëndrim. Për këtë gjë të paktën nuk mund të qortohemi, për faktin që ne kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Pavarësisht të gjitha tallazeve, çoroditjeve që mund të kemi ne, ka një interes që është i madh, jo vetëm i demokratëve, por edhe i shqiptarëve, një orë e më parë t’i dalim përballë regjimit të Ramës. Duhet të bashkojmë çdo fluks dhe forcë në bazë sepse janë ata që do i vënë shpatullat. Të mundohemi, të gjejmë, të kontribuojmë të gjejmë një kandidat të vetëm që të përfshijë të gjitha flukset, dhe pjesën gri sepse kjo është mënyra si duhet të përballemi”, tha Alibeaj.

Advertisement