Connect with us

Aktualitet

Alimehmeti ngre alarmin e fruthit

Mjeku Ilir Alimehmeti tha se është alarmant fakti që fëmijët nuk po vaksinohen për fruthin.

Në një intervistë , mjeku theksoi se çdo vit në Shqipëri ka mijëra raste me fruth.

“Nuk i jepet rëndësi fare se njerëzit nuk po dëshirojnë të vaksinohen kundër fruthit. Kemi mijëra raste të fruthit vit për vit. Gjërat e rëndësishme kemi vendosur të mos i flasim si shoqëri. Kemi mijëra raste me fruthin në Shqipëri dhe këto po shtohen. Shqipëria e ka humbur statusin e shtetit pa fruth”- nënvizoi ai.

Advertisement