Connect with us

Politike

ALLA SHQIPTARÇE/ 1 orë sherr se sa minuta do të flasin deputetët

Porti i Durrësit, 1 orë sherr se sa minuta do të flasin deputetët! Opozita kërkon kohë të palimituar, mazhoranca vendosi fillimisht 6 orë! Mblidhet Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha duket se e ka kthyer në skenar të zakonshëm bllokimin e Foltores duke dalë LIVE në Facebook. Ashtu sikurse herën e fundit, Berisha pretendon se po i marrin kohën deputetëve të Rithemelimit dhe se kryetarja e Kuvendit po ndan deputetët në kategorinë 1 dhe 2. Kjo erdhi pas refuzimit për debat me kohë të pakufizuar për projektin e portit të Durrësit.

Nisur nga tensionet dhe zaptimit të Foltores nga Berisha dhe besnikët e Rithemelimit,  Berishës i është vënë një vërejtje nga Lindita Nikolla për bllokimin e Foltores. Kuvendi pezulloi seancën për 5 minuta derisa Berisha liroi Foltoren e Kuvendit por nuk kurseu akuzat ndaj Taulabnt Ballës.

Berisha deputetit të PS: Shals sa apartamente të humbën kur ishe në Bashki? Do i kompensosh tek Porti i Durrësit

1669282290_Screenshot15.jpg

Teksa ishte futur live në Facebook, pasi Kryetarja e Kuvendit nuk i dha fjalën, Berisha shkëmbeu replika edhe me deputetin e PS Eduard Shalsin.

Shalsi, i cili  i kujto i Berishës se në rend të ditës ishte edhe pika e buxhetit, jo vetëm port i  Durrësit, ndërsa ish-kryeministri e pyeti se sa apartamente ka humbur, të cilat sipas Berishës po i kompenson me portin e Durrësit.

“Shalsi sa apartamente ke humbur herën e parë, po i kompenson tani. Lëre tani mos e zgjat më shumë.

Shalsi sa apartamente të humbën kur ishe në bashki. Sa? Ti morën. Ja vodhën 8 apartamente”, tha Berisha.

Debate në Kuvend, Vasili: Mos i gënjeni qytetarët, ai nen thotë ndryshe! Balla: Lexoje! Deputeti: O skizofren

1669283808_page.jpg

Me debate ka vijuar seanca plenare mes petrit Vasilit dhe Taulant Ballës për nenin 48 pika 4 që përcakton minutazhin për të folur në parlament. Vasili thotë se citimi nuk ka qenë i duhur nga Balla ndërsa e ka quajtur skizofren.

Vasili: Mos i gënjeni qytetarët. Neni 28 nuk thotë ashtu.

Balla: Lexoje, lexoje mirë.

Vasili: O skizofren, dëgjo… 48 pika 3: Kur ka dakordësi të të gjithë grupeve parlamentare bie dakord për kohën. Kjo do të thotë vendosje e njëanshme e kohës. 48 pika 3 jep gjithmonë kur ka dakordësi.

Berisha liron Foltoren pas akuzave për Ballën: Me ty është hija e Ravik Gurrës që të kapi lidhjet me bandat

Sali Berisha ka liruar Foltoren e Kuvendit pasi hodhi akuza ndaj Taulant Ballës se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

“Ke kryer porositje vrasjesh dhe ke fshirë regjistrimet. Bashkë me ty në parlament është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të ka kapur në lidhje me bandat dhe e eliminove. Kjo është tronditëse. S’ka vend në botë që nuk e dënon këtë”, tha Berisha.

‘Pusho ti avokat i Taulantit’, Berisha paralajmëron qëndresë në Parlament: Do rrimë këtu 24 orë

1669282262_Screenshot13.jpg

Teksa seanca parlamentare u ndërpre përkohësisht, kreu i Foltoreve foli live në Facebook nga duke paralajmëruar se nëse nuk zbatohet rregullorja për t’i dhënë fjalën opozitës do të fillojnë qëndresën në Parlament.

Berisha: Ne do fillojmë qëndresën në parlament. Mos ikni nga salla, sepse këta këtë duan, të vendosin censurën.

Berisha: Kush është ai, si e ka emrin

Noka: Toni Gogu

Berisha: Avokati i Taulantit bëhesh ti eee

Pra ky është një tmerr, ky është një frikë që keni nga fjala e vërtetë./ Sot po kryeni krimin më të madh në histori, vjedhjen e pronës publike dhe bëni avokatin e një person që

Berisha: Kush është kjo?

Noka: Gjylameti…

Berisha: Blerina….ky ka frikë, ky është burracak. Ose zbatoni rregulloren ose ne do rrimë këtu non stop, 24-48 orë sa të dëshironi.

Shalsi, sa apartamente të humbën kur ishe në bashki. 8 Shalsi…

Këlliçi flet live në Facebook e Berishës: Rama tha se mezi priste debatet për Portin, por sot na censuron fjalën

Deputeti Belind Këlliçi ka folur në Live-n e hapur nga Sali Berisha në Facebook. Këlliçi thotë se Rama javën e kaluar deklaroi se mezi po pret debatet për Portin e Durrësit, por ndërkohë po censuron fjalën e opozitës.

Replikën që i takon Berishës. Arsyeja bëhet për të na heq fjalën për të thënë ca të vërteta që qeverisë nuk i pëlqejnë. Nuk e di pse qenka problem një kërkesë që të falsin të gjithë deputetët. Nuk ka asnjë problem nëse paskemi rënë dakord 6 orë, të biem dakord që të falsin të gjithë deputetë e opozitës edhe 10 minua më shumë për këtë aferë. Problemi i sotëm është që javën e kaluar, keni parë kryeministrin që mezi prisnin të vinim në seancën e sotme. Sot opozitës tentohet t’i mbyllet goja dhe mos të lihen deputetë të flasin. Na është lënë një kohë 4 minuta për të folur për këtë aferë. Si mundet që qytetarët të kenë transparencë. Gojën s’na  e mbyllin dot. ”, tha Këlliçi.

Bllokoi foltoren e Kuvendit dhe futet live në Facebook, Nikolla i tërheq vëmendjen Berishës, e paralajmëron me përjashtim

1669282277_Screenshot14.jpg

Sali Berisha, ashtu si edhe në seancën e kaluar, bllokoi foltoren e Kuvendit dhe e transferoi seancën në Facebook e tij.

Ndonëse Nikolla i kujtoi rregulloren dhe se do të përjashtohej, ai vijoi të fliste. Më pas kryeparlamentarja e ndërpreu seancën.

Berisha futet live në Facebook: Taulant Balla, porositës i vrasjeve në Elbasan! S’ke vend në Kuvend, mbyll gojën

1669282277_Screenshot14.jpg

Sali Berisha është futur live në Facebook, pasi kryetarja e Kuvendit nuk i dha fjalën për t’i përgjigjur Taulant Ballës. Berisha akuzon Ballën se është porositës i vrasjeve në Elbasan.

“Dua ti them opinioni se ai që sulmoi është sipas dëshmive një porositës i vrasjeve në Elbasan. Ai është një porositës vrasjesh. Ai nuk ka vend në parlament. Shko përgjigju dëshmive për vrasje. Shpirti i avokati Ravik gurra kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij.

Ne jemi të zotuar të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje,

Si të duket ty akuza se ka porritur vrasjen e Gurrës. Çfarë ju duket juve kjo. Të drejtat e opozitës do respektohen. Mbyllen gojën s epo flas unë. Shkon në prokurori se je akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e ravik gurrës. Shko jep dëshmi. Mos përdor imunitetin diplomatik.

Me asgjë nuk mund të lash se ka porositur vrasjen e Rvaik Gurrës. Nuk do shpëtosh prej saj.

 

 

Advertisement