Connect with us

Sport

Allegri do Firmino, “bardhezinjtë” të “apasionuar” pas brazilianit

Pas 8 sezonesh, si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të “të kuqve” të Liverpool, braziliani, Roberto Firmino vendosë t’i japë fund këtë verë “aventurës” së tij në Premier League, për të nisur diçka të re.Sipas raportimeve më të fundit tëmediave britanike, por dhe atyre italiane, Firmino është në “radarët” e “bardhezinjve” të Juventus, me teknikun Massimiliano Allegri, që prej kohësh e pëlqen brazilianin.Juventus dëshironte të nënshkruante me Firmino që në sezonin e shkuar, mirëpo tekniku Jurgen Klopp nuk e miratoi një gjë të tillë, teksa e konsideronte brazilianin, si ndër më të mirët te “të kuqtë”.Ndërkaq, kujtjomë se këtë sezon “fantazisti” braziliani zhvilloi plot 35 paraqitje, në të cilat arriti të gjente plot 13 herë rrugën e rrjetës, si dhe ndihmoi shokët e tij të skuadra me pasime decisive në 5 raste të ndryshme

Advertisement