Sport
Allegri i shpall luftë Juventusit, kërkon 14 milionë euro dëmshpërblim për shkarkimin

Shkarkimi dy javë para fundit i ka djegur jo pak Massimiliano Allegrit, që duket se tashmë ka vendosur të shkojë në luftë kundër Juventusit. Trajneri, nëpërmjet avokatit të tij, u ka kërkuar bardhezinjve 14 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.
Allegri ka kërcënuar se do të çojë çështjen në gjykatë, teksa nga ana tjetër klubi bardhezi ka refuzuar kërkesën e ish-trajnerit, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e tij për 14 milionë euro.
Negociatat pritet të vijojnë sërish në ditët e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit që synojnë të ulin sa më shumë shifrën e pretenduar nga Allegri dhe stafi i tij, të cilët kanë kontratë deri në fund të sezonit me bardhezinjtë.
Massimiliano Allegri u shkarkua dy javë para fundit, pas një shpërthimit ndaj arbitrave, drejtorit sportiv Giuntoli dhe drejtorit të gazetës torineze “TuttoSport”, në përfundim të finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

