Connect with us

Sport

Allegri pa ‘artileri’ kundër Benfica-s

Për Juventusin e mërkura në Champions League do jenë një 90 minutësh tepër delikat, pasi për shpresën më të vogël duhet të mposhtë me patjetër Benfica-n në transfertë.

Madje nuk duhet thjeshtë fitore, por të paktën me dy gola diferencë, pasi ndeshja e parë në Torino është fituar 1-2 nga portugezët. Gjithsesi për t’ia dalë Allegri nuk e ka aspak fatin me vete. Kjo sepse së fundmi Leandro Paredes i është shtuar listës së gjatë të dëmtimeve te ‘zonja’.

Mesfushori argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore në stërvitjen e djeshme dhe do t’i duhet të mungojë për 15 ditë.

Advertisement