Connect with us

Sport

Allegri rikuperon titullarin për Napolin

Më në fund kemi hyrë në javën Napoli-Juventus. Ndeshja e planifikuar për të premten në mbrëmje në stadiumin Diego Armando Maradona të Napolit është ndeshja kyçe e javës së 18 të Serisë A,me sukses napolitanët do t’i shtynin bardhezinjtë në +10, të cilët në këtë rast mund t’i thonë lamtumirë Scudetto-s.

Katër ditë para takimit të madh, vjen lajmi i parë i mirë për Allegrin dhe Juventusin. Siç raporton Sky Sport, bardhezinjtë do të mund të llogarisin Gleison Bremer për ndeshjen kundër napolitanëve.

Advertisement