Aktualitet
Alma Kaçi: Sakrifikova për videon me Safet Gjicin, ndryshe s’do më besonin
Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i ka kërkuar ndihmë shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ në Top News, Kaçi ka deklaruar se e gjithë barra, po i bie djalit të saj 12 vjeç.
Gazetarja: E ke theksuar disa herë se ishte një vetësakrifikim kjo video nga ana jote që të demaskohen të gjithë pushtetarët që abuzojnë me pushtetin dhe që kryejnë ngacmime seksuale në zyrë. Megjithatë sot që bën një balancë a ja vlejti ky sakrifikim, në kushtet kur një grua, një nënë sheh njëher më shumë interesin e fëmijës së saj sesa interesin publik?
Alma K: Ja vlejti, si Safeti mund të them që ka qindra. Por nuk mund të them se janë kryetarë bashkie, janë nëpër institucione të ndryshme, ke ish-drejtor ALUIZN-I në Durrës që të dashurat e veta i kanë patur sekretare aty, ndërkohë me diploma të blera tek Vitrina që ka qenë universiteti në atë kohë, ndërkohë që ka qenë dhe me precedent penalë dolën në arrest shtëpie dhe sot i ke drejtoresha në Tiranë. D.m.th që këto abuzime ndodhin por me këto gjëra le të merret SPAK, sepse ka plot të tilla. Por, sakrifica, është dicka nëse nuk do të arrihej kjo video, do të dilte Alma me fjalë goje do të thonte që Safeti bën kshu kshu në zyrë, asnjë s’do ta besonte.
Gazetarja: Po pse zgjodhe të shkoje deri në konsumimin e aktit seksual. Mund të shfaqej në video ngacmimi seksual që kryente ish-kryebashkiaku i Kukësit. Pse u zgjodh që të denigroheshe në këtë nivel?
Gazetarja: E keni thënë dhe më herët që keni kryer investigime. Puna jote fokusohet tek investigimet. Janë të të njëjtës trajtë dhe investigimet e mëhershme dhe pse nuk janë bërë publike?
Alma K: Ka të ndryshme, ka të ndryshme Dolën shumë emra, edhe në Instagram gjatë këtyre viteve, ndoshta dhe gaboj me 100 personazhe por absolutisht. Thjesht m’i vodhën fotot nga rrjetet sociale dhe kaq.
Gazetarja: Pse nuk zgjodhët që ta denonconit këtë fenomen dhe më pas vetë strukturat e shtetit të mund të filtronin një agjent për të kapur këtë fenomen?
Alma K; Atëherë… Ka qenë për punë investigimi…
Gazetarja: Jeni paguar për këtë punë investigimi?
Alma K: Paguar, tani normalisht unë për shkak të hetimeve s’mund ta them këtë. Por mua më dekonspiruan, në kuptimin që ta dhashë ty për ta parë dhe u bë virale, e kupton? Se normalisht unë nuk u nisa për të demaskuar veten time.
Gazetarja: Kur e inicuat idenë për të patur një video të tillë për të demaskuar?
Alma K: Përderisa u dekonspirua unë nuk mund të flas më tepër sepse janë hetimet e hapura.
Gazetarja: A jeni mërzitur që nuk ju kanë mbështetur ata që ju dërguan? Ndjeheni në faj për situatën ku jeni?
Alma K: Nuk ka lidhje faji, thjesht është një dekonspirim, kaq. S’mund të fajësoj askënd, përkundrazi kam shumë respekt… (për ata që e kanë punësuar)
Gazetarja: Gjithmonë aq informacion sa mund të japësh, është qarkulluar dhe ideja që është paguar një gjobë e majme për këtë video për të mos u publikuar?
Alma K: Po dolën 500 thashetheme kështu që unë nuk di gjë…
Gazetarja: D.m.th ti thua që kjo video u bë falas, u bë thjesht për idealizëm?
Alma K: Dëgjo, u bë falas, kjo pyetja që më drejton sikur u bë falas, duket sikur i jemi vënë atij për t’i vënë një gjobë. Absolutisht… Unë kam qenë e punësuar diku edhe kaq. Dekonspiroi nga një pakujdesi dhe nuk u bë as për t’i vënë gjobë, as për të paguar askush. E rëndësishme është që të zhduket fenomeni i korrupsionit, që dmth nëse një femër shkon për një vend pune, nuk marrim vetëm anën seksuale. Këtu nëse nuk jep lekë, nëse s’ke të njohur nuk mund të fillosh në një vend pune. Korrupsioni hyn gjithkund.