Pinknews
Aludimet për një video të saj intime në telefonin e Vis Martinajt? Luana Vjollca reagon sërish: Intriga e urrejtje….
Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludimeve se një video e saj intime po qarkullon në rrjetet sociale. Luana Vjollca u shpreh se kjo botë do të ishte më e bukur nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje. “Imagjinoni të dashur miq se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje. Dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, tha prezantuesja televizive në hyrje të emisionit të saj “Love Island”. Moderatorja dy ditë më parë hodhi poshtë pretendimet për videon intime në një postim në InstaStory, ku shkruante se është “e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze“. “S‘kam tatuazh“, shkroi Luana Vjollca krahas një foto të saj ku tregonte pjesën e dekoltesë. Ndërsa shkroi: “E turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në këtë jetë për t‘ia dalë, rrugën e punës.“ Reagimi i moderatores Luana Vjollca erdhi pas një deklarate të ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili u shpreh se po qarkullojnë disa video gjysmë erotike të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar që janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim. Ervin Karamuço theksoi se njëra prej këtyre vajzave, është ndër më të bukurat e ekranit dhe personazh i dashur për publikun, duke shtuar se video është filmuar nga poseduesi i telefonit. Karamuço tregoi se në këtë celular del gjithashtu edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, “dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin”. “Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër, jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai”, deklaroi eksperti i kriminalistikës.