Aktualitet
“Aman më lër të iki”, habit mjekja e Onkologjikut: I thashë oficeres doktori më dha 10 mijë lekë
Mjekja Alketa Pere deklaroi në studion e Top Story në Top Channel se i tha oficeres së OPGJ se doktori Edmond Gashi i kishte dhënë 10 mijë lekë me shaka.
Alketa Pere: Kurrë, kur deklarova në OPGJ, pak në presion e oficeres gjyqësore, I thash aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mileksh, nuk e mora seriozisht.
Kush është kafja më e madhe që ke marrë?
Është një gjë që ….
Bëhet kimio tek Megis?
Alketa Pere: Vetëm konsulta.
Alketa Pere është pjesë e skemës abuzive së bashku me 6 persona të tjerë të cilët dërgonin pacientët me kancer nga QSUT drejt spitaleve private.
Pere u la në masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë ende.
….
Analisti Arjan Curri foli në “Top Story” për skandalin në Spitalin Onkologjik, teksa përballë kishte mjeken Alketa Imeri Pere.
Ndër të tjera reagoi edhe për faktin nëse lakimi i saj në këtë histori të ketë qenë e qëllimshme.
Grida Duma: Me çfarë makine erdhe këtu?
Alketa Pere: Me një Benz.
Arjan Curri: Fakti që viktimizoheni përpara publikuar nuk ju ndihmon gjë. Mos shkoni më pa gazetarë. E lexova dosjen, nuk kishte ndonjë gjë të madhe. Ju në daljet publike e rëndoni veten. Në dosje jeni me pozita.
Grida Duma: A ndihesh e përdorur nga ky rrjet njerëzish? A je ti qendra e kësaj gjëje? Jua kanë bërë me qëllim?
Alketa Pere: Nuk e besoj. Në 30 vite mjeke mund të ketë dikush që mund të ketë problem me mua. Mua më shkon mendja se dikush që ka shkuar për të deklaruar gjatë hetimeve dhe ka devijuar të gjitha hetimet.