Connect with us

Politike

Ambasada Amerikane i “bën bujë” takimit të Kryeministrit me komandantin e Forcave Detare të SHBA

Ambasada e Shteteve Të Bashkuara në Shqipëri, përmes një postimi në llogarinë e saj  zyrtare, në rrjetin social Facebook ka folur mbi takimin e sotëm të Kryeministrit me Komandantin e Forcave Detare të SHBA Admiralin Stuart Munsch.

Ambasada e cilësoi këtë takim si një diskutim mbi partneritetin e fortë në fushën e sigursisë ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë.

“Admirali Munsch e falenderoi Shqipërinë për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e aftësive logjistike të Aleancës së NATO-s përmes investimeve kombëtare në porte dhe infrastrukturë portuale, siç është Porto Romano,” shkruhet në statusin e Abmasatës të SHBA ndër të tjera.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Sot, Admirali Stuart Munsch, Komandanti i Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën si dhe i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli u takua me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar partneritetin e fortë në fushën e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s. Admirali Munsch e falënderoi Shqipërinë për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e aftësive logjistike të Aleancës së NATO-s përmes investimeve kombëtare në porte dhe infrastrukturë portuale, siç është Porto Romano.

Today Admiral Stuart Munsch, Commander of U.S. Naval Forces Europe and Africa and Allied Joint Force Command Naples, met ëith Prime Minister Edi Rama to discuss the United States and Albania’s strong security partnership and commitment to the NATO Alliance. Admiral Munsch thanked Albania for its continued commitment to strengthening the logistical capabilities of the NATO Alliance through national investments in ports and port infrastructure like Porto Romano.

Advertisement