Connect with us

Politike

Ambasada e SHBA: S’kemi ndryshuar qëndrim për ‘non grata’t

Ambasada e SHBA në Tiranë e pyetur lidhur me mundësinë e ndryshimit të qëndrimit ndaj Sali Berishës dhe grupit te Gazmend Bardhit në përpjekje për tu bashkuar është shprehur se nuk kanë ndryshuar qëndrim në lidhje me non – gratat. Gjithashtu në reagimin e Ambasadës së SHBA u behet thirrje aktorëve politik që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet tyre me figura të tilla politike. ”Ambasada e SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me individët e shpallur non-grata dhe nxisim të gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla’’, është shprehur zëdhënësi i ambasadës në përgjigje të gazetës Sot. Kujtojmë se ambasada e Shteteve të Bashkuara pak ditë më parë ka reaguar dhe lidhur me kaosin e krijuar në Kuvend nga deputetët e Rithemelimi të cilët prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit. Ambasada vuri  në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”. Ambasada nënvizoi për Zërin e Amerikës më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Advertisement