Kosova
Ambasadori Bosch: Vuçiç tregon fytyrën e vërtetë
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, rreth propozimit të BE-së, ku tha se është gati të negociojë planin e zbatimit, por nuk do ta nënshkruaj atë.
Bosch u shpreh se regjimi në Serbi nuk duhet të trajtohet me “doreza mëndafshi”
“Vuçiç tregoni fytyrën e tij të vërtetë! Shpresoj që tani të ketë presion real mbi regjimin në Serbi”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeministri I Kosoves Albin Kurti deklaroi të hënën pas takimit me Vucic ne Bruksel se ai ishte i gatshëm ta nënshkruante marrëveshje, por presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm.