Kosova
Ambasadori gjerman sulmon Listën Serbe
Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve brutale ndaj gazetarëve nga bandat serbe në Leposaviç.
Ai tha se pamjet ishin tronditëse, duke pyetur se ku duhet të përfundojë e gjitha kjo.
Rohde ka kritikuar për mosreagimin nga Lista Srpska për dhunën ndaj gazetarëve, për të cilën tha se duhet të bëjë pjesën e saj për t’i ulur tensionet.
“Brutaliteti i atyre skenave ishte tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Srpska. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën” – Ka shkruar ambasadori