Kosova
Ambasadori Hill kërkon sa më shpejt formimin e asociacionit
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha gjatë një interviste se SHBA-të do të donin që dialogu i Brukselit të vazhdojë shumë më shpejt dhe të shihet një marrëveshje e bazuar në formimin e Unionit të Komunave Serbe.
Ai gjithashtu shtoi se Amerika do të dëshironte qe ajo të anëtarësohej në organizatat ndërkombëtare, sepse kjo është më e mira për Prishtinën, por edhe për stabilitetin e rajonit.
I pyetur për Serbinë e cila nuk ka treguar vullnet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Hill tha se qëndrimi i SHBA është shumë i qartë: të gjithë duhet t’i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë, veçanërisht vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE.
“Ne mendojmë se është gjëja e duhur për të bërë. Shumë vende të vogla kanë vendosur sanksione edhe pse i dëmton, por gjithsesi e bënë sepse është në interesin e tyre më të lartë dhe në interes të një grupi më të madh si BE-ja. Ne dëshirojmë që Serbia të bëjë të njëjtën gjë dhe të jetë pjesë e rrugës së saj drejt sistemit euroatlantik” – deklaroi ambasadori amerikan