Connect with us

Kosova

Ambasadori i SHBA Hovenier: Po përballemi me disa sfida me qeverinë e Kosovës! Ndikim në partneritetin mes vendeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se SHBA po përballet me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës, të cilat sipas tij kanë ndikuar edhe në partneritetin mes dy vendeve.

Po, ambasadori shtoi se përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet i fortë.

“Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashmë ndërmjet ShBA-ve dhe anëtareve therë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç Zëvendësi i Departamentit të shtetit më herët, Qeveria Amerikane shpreson se qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtar të Kosovës. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë i hekurt si gjithmonë”, tha Hovenier.
Këto komente Hovernier i bëri pas nënsshkrimit të marrëveshjes me USAID-in në vlerë prej 35.5 milionë dollarësh.

Advertisement