Connect with us

Rajon

Ambasadori rus në Beograd: Fjalën e fundit për Kosovën e jep Këshilli i Sigurimit

Deri më tani Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “nuk ka dhënë asnjë indikacion” se do të mund të ndërrojë qëndrim në raport me vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, – ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Harçenko, duke folur për median e afërt me regjimin serb “Novosti”, ku dhe theksoi se i beson “qëndrimit konsistent” të Aleksander Vucic

“Është vështirë të thuhet se sanksionet mund të jenë hapa miqësorë, sigurisht se janë armiqësorë”, por “shumica e popullatës serbe janë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës ruse” – deklaro ambasadori rus ne Beograd.

Harçenko nuk la pa folur edhe për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës, per te cilen tha se Moska “është e zhgënjyer” me vendet perndimore “të cilët po provojnë ta lënë Rezolutën 12/44 në harresë”. Sipas tij, Rezoluta 12/44 e adoptuar në qershor të 1999’ës “është ende në fuqi” dhe se “do të luajë rolin e saj”.

“Deri më tash, askush nuk e mohon se vendimi final rreth Kosovës duhet të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pavarësisht ndryshimeve në pikëpamje” –  ka thënë ambasadori rus. Madje, Harçenko beson edhe se “një zgjidhje e drejtë dhe afatgjate” për Kosovën “është e mundur vetëm pas një ndryshimi strategjik global”.

 

 

Advertisement