Connect with us

Kronike

Ambulanca del nga rruga, katër të plagosur

LEZHË- Katër persona kanë mbetur të plagosur mes tyre dhe një infermier pasi autoambulanca me të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys jashtë saj. Aksidenti ndodhi në autostradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Markotomaj.

Autoambulanca ishte e spitalit të Reshenit dhe po transportonte një paciente drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. Në mjet ndodheshin e moshuara, dy shoqëruesit e saj dhe infermieri, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk mori lëndime. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Lezhës ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit ku po heton dhe shkaqet e tij. Deri më tani raportohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe monovrimi i shoferit të autoambulances për të parakaluar një mjet tjetër.

Advertisement