Connect with us

Shkrime

Amerika dhe NATO luftë në 5 fronte

Nga Dritan Goxhaj
Që prej tetorit të vitit që shkoi Amerika dhe NATO është angazhuar tashmë në 5 fronte të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se në këto fronte ajo po lufton e gjitha vetë me forcat e saja, por në disa po lufton me forcat e saja, e në disa me anë të asaj që njihet si lufta me prokurim, që në zhargonin e përditshëm e njohim si “Lufta Proxy”.
Cilat janë këto fronte?!
Fronti i parë është ai i luftës në Ukrainë kundër Rusisë.
Fronti i dytë është ai i luftës kundër Hamasit.
Fronti i tretë është ai kundër forcave Huthi në Jemen.
Fronti i katërt është ai kundër Hezbollahut në Liban.
Fronti i pestë është ai kundër Iranit.
Le t’i marim me radhë e të shohim a është kjo një teori e zgjuar apo praktikisht një vetëvrasje kolektive e Amerikës dhe NATO-s?!
Pjesa e parë.
Fronti i parë – Ukrianë Rusi.
Luftimet në këtë front tashmë janë duke arritur vitin e tretë të tyre. Në fillim Amerika dhe NATO – Perëndimi priste që rusët në fillim të ofensivës së tyre në shkurt të 2022 të grumbullonin të gjitha forcat e tyre në veri dhe të përpiqeshin të depërtonin nëpër tre linja mbrojtëse të Ukrainës, për të arritur deri në Kiev, duke pasur parasysh se Ushtria Ukrainase ishte ushtria më e madhe në Europë në atë kohë.
Por ashtu siç është provuar në këto gati tre vite luftë në Ukrainë, nuk është më e mundur që të arrish të grumbullosh një sasi të madhe trupash pa arritur të diktohesh sot.
Por gjithsesi në fazën e parë të luftës, një forcë e madhe tankesh dhe mjetesh të tjera të blinduara Ruse arritën të depertojnë nëpër mbrojtjen e dendur ukrainase dhe t’i afrohet Kievet, por pa tentuar që ta sulmojë atë seriozisht.
Por vetëm duke e përdorur si diversion/karrem për përqëndrimin e forcave ukrainase dhe zjarrit të forcave ajrore ukrainase në këtë drejtim, për t’i dhënë mundësi në të njëjtën kohë forcave të tjera ruse të mbështetura nga forcat e dy republikave separatiste në Ukrainë, asaj të Donbasit dhe të Luganskut, të depërtonin në linjat e mirë fortifikuara të ushtrisë ukrainase, dhe veçanërisht të forcave neo-naziste Azov në rrethinat e qytetit të Mariupolit, duke bërë kështu të mundur rrethimin dhe marrjen e atij qyteti stretegjik nëpërmjet strategjisë ruse të mbrojtjes aktive.
Principet e kësaj strtegjie qëndrojnë në : arritjen e befasisë, venmdosmërisë dhe vazhdimësisë së veprimit strategjik. Identifikimin e dobësive të kundërshtarit për të neutralizuar avantazhet e tyre dhe për të marrë iniciativën strategjike, në një luftë të definuar nga zjarri, goditja dhe manovra, ku formacionet taktike angazhohen me njëra tjetrën në distanca të ndryshme në konturet e rikonicionit dhe goditjes, duke mundësuar luftimin në distanca të largëta dhe të afërta.
Dhe pika më kulminante e kësaj ishte kapja e vetë qytetit të Mariopolit me një luftë urbane, rrugicë më rrugicë e shtëpi më shtëpi. Me rënien e Mariopolit, Ukraina u dorëzua dhe ishte gati të firmoste marëveshjen e paqes të ofruar nga rusët në Stamboll, por në këtë moment Perëndimi dërgoi në Ukrianë kryeministrin anglez të asaj kohe, Boris Xhonson i cili i urdhëroi të që jo vetëm të mos e firmosnin marëveshjen, por edhe të kalonin në një kundërofensivë.
Dhe kështu rusët, për shkak të kësaj kundërofensive të ukrainasve, duke qënë se trupat e tyre ishin hapur shumë, që nga Sumi e deri në Kherson (vendlindja e Trockit), u detyruan që të kalonin në tërheqje taktike për mungesë të trupave për të mabjtur një territor të tillë kaq të madh, por e bënë këtë tërheqje me anë të taktikës që njihet si Mbrojtje e Manovrueshme, duke i shkaktuar ukrianasve humbje të mëdha në rradhët e tyre.
Dhe tashmë e gjithë strategjia ruse e Mbrojtjes Aktive e konceptuar që prej fillimit të këtij operacioni po duket qartësisht që po jep frytet e saja.
Me anë të kësaj strategjia rusët arritën të shkatërrojnë tre ushtri të ukrainës ku dy prej tyre u pajisën dhe u ngritën vetëm me ndihmën ushtarake të Amerikës dhe NATO-s –Perëndimit.
Ndihmë e cila vazhdon akoma edhe sot, por jo në nivelin që të mund të ngrejë një ushtri të katërt.
Tashmë Rusët janë duke përparuar pothuajse në të gjithë linjën e frontit, duke marrë qytetet ukrainase një e nga një, dhe në veri të Dombasit janë vetëm 200 km larg lumit Dniepër.
Ideja perëndimore se me anë të Ukrainës do të mund të shkatërronin Rusinë, në mënyrë që ta kishin shumë herë më të lehtë që pastaj të godisnin e shkatërronin Iranin duket që ka dështuar.
Qëllimi që lufta në Ukrianë të deklarohej e fituar gjatë zgjedhjeve në Amerikë, bazuar mbi nënvlerësimin masiv mediatik të bërë ndaj Rusisë dhe fuqisë e kapacitetit të saj ushtarak, edhe e favorizuar nga heshtja totale e Rusisë gjatë kësaj propagande, duke krijuar iluzionin tek Amerika dhe NATO-Perëndimi se mund ta copëtonin Rusinë, e pastaj ta plaçkisnin sipas dëshirës, rezultojë në një humbje të turpshme prej të cilës tashmë nuk dinë si të dalin, pasi NATO nuk ka asnjë kapacitet ushtarak që të përballet direkt me Rusinë pa ndërhyrjen direkte edhe të Amerikës. P
or duke qënë se amerikanët janë të angazhuar edhe në fronte të tjera, dhe mbi të gjitha pretendojnë që në fund, pasi të kenë “asgjësuar” Rusinë dhe Iranin, të sulmojnë Kinën, ata nuk kanë ndërmend të hyjnë direkt në këtë konflikt.
Nëse dikush ka dyshime mbi kapacitetet e NATO-s, atëherë mjfton të shohim deklaratën e ish Sekretarit të NATO-s Stoltenberg dhënë një televizioni danez vetëm pak ditë pasi t’i dorëzoi detyrën sekretarit të ri të aleancës “ NATO ka mungesa në forca dhe mjete për t’u mbrojtur. Asaj i nevojiten aktualisht 250 mijë ushtarë, dmth i duhen 131 regjimente, ndërkohë që aktualisht ka vetëm 83. I duhen 38 divizione nga 24 që ka aktualisht. I duhet të forcojë mbrojtjen kundërajrore, pasi nga 1468 skuadra të mbrojtjes kundërajrore që i duhet të ketë, ajo ka aktualisht 293 të tilla. I duhen 104 skuadrilje helikopterësh nga 90 që ka aktualisht. Si përfundim NATO aktualisht ka vetëm 50% të kapacitetit që i duhet për tu mbrojtur nga një sulm rus”.
Dhe po të llogaritësh që kur sulmon raporti i forcave duhet të jetë minimali 3 me 1, në favor të atij që sulmon, atëherë të tëra ato që i duhet të ketë për tu mbrojtur duhet t’i shumëzoni me tre (3).
Është arithmetikë e thjeshtë, e cila tregon së NATO nuk ka asnjë kapacitet për t’u përballur me Rusinë.
E gjithë përpjekja e saj në Ukrainë dështoi.
Por e gjitha kjo është e lidhur edhe me frontet e tjera për të krijuar kështu një tablo të qartë të një lufte botërore e cila po zhvillohet diku me anë të proxy e diku direkt, për të kuptuar idenë e ndryshimit të rendit botëror, i cili nuk mund të vij pa një përplasje të më të fuqishmëve.
Përplasje e cila aktualisht po ndodh brënda kontureve të luftërave konvencionale.
Fundi i pjesës së parë.
Advertisement