Aktualitet
Amerikanët, pas granatës në Mitrovicë/ Vuçiç, mbreti konspiracionist
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nga Davos-i, ku po qëndron për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, duke folur për shpërthimin e dyshuar me granatë në Mitrovicën e Veriut, si pasojë e së cilës pati disa të plagisur dhe shumë mjete të shkatërruara, tha se shpreson që amerikanët të mos jenë prapa këtij sulmi.
“Është turp të thuhet se atë bombë e kanë hedhur serbët e veriut të Kosovës. Autorët sigurisht e kanë kryer aktin për para dhe dikush I ka paguar. Ne ende po hetojmë dhe nuk do të doja të dilja me ndonjë përfundim të nxituar. Besoj se në të ardhmen e afërt do ta dimë saktësisht natyrën e sulmit. Pavarësisht se do kemi shumë sfida përpara, sepse kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm në Prishtinë, ne do të ruajmë qetësinë. Shpresoj që prapa gjithë kësaj loje të mos jenë amerikanët” – theksoi presidenti serb, duke shtuar se Albin Kurti ka mbështetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Gjermanisë.