Politike
Amnistia fiskale/ Escobar: Të përshtatet me kërkesat e BE
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për amnistinë fiskale. Ai u shpreh se ka disa shqetësime dhe se i kanë diskutuar këto me qeverinë shqiptare. Escobar, sugjeroi që Qeveria Shqiptarë të dëgjojë shqetësimet dhe të përshtasë qasjen në përputhje me standartet globale dhe me kërkesat e Bashkimit Europian.
PYETJE-PËRGJIGJE:
Zëri i Amerikës: Ju thatë që takimi i sotëm do të përfshijë një gamë të gjerë çështjesh. Siç e dimë Shqipëria është një vend i pllakosur nga korrupsioni dhe kohët e fundit qeveria ka bërë të ditur një nismë për një amnisti të gjerë fiskale, deri në 2 milionë dollarë. Ka patur shqetësime nga FMN-ja, Banka Botërore, apo Bashkimi Evropian, se kjo mund të përdoret për pastrim parash. A ndajnë edhe Shtetet e Bashkuara të njejtat shqetësime?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtasë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standartet globale dhe me kërkesat e BE-së.