Connect with us

Rajon

Ana, arma e ftohtë e Vuçiç

Nëse nuk mund t’i mposhtni, ofendoni ata. Kjo është një lloj i ri diplomacie që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, po zbaton këto ditë në Twitter, ndaj qëlloi ndaj të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Ministres së Jashtme gjermane, Analene Berbock dhe raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Sepse dihet se ata reagojnë vetëm kur i thërrisni siç duhet dhe publikisht, e çfarë na intereson ne, gjithsesi nuk varemi prej tyre… A është e drejtë kryeministër?

Kështu shkruan portali i pavarur serb, Nova në një analizë për nervozen e patericës së Vuçiqit, kryeministren serb lidhur me deklaratat e Escobarit dje në Prishtinë

“Pas bisedës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë dhe para se të mbërrijë në Beograd ku do të takohet me përfaqësues të autoriteteve serbe, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Amerika është kategorikisht kundër kthimit të forcave serbë në veri të Kosovës. Dhe kjo është diçka për të cilën ka disa ditë që flasin edhe presidenti edhe kryeministrja e Serbisë, dhe Qeveria e Serbisë nesër do të vendos nëse do të kërkojë nga KFOR-i që ta shqyrtojë këtë kërkesë”, shkruan ky portal.

Dhe çfarë bëri kryeministrja serbe?

“Unë shoh se miku im Gabe Escobar është një tjetër politikan që është me vendosmëri kundër rezolutës aktuale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai mori rolin e Këshillit të Sigurimit dhe së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe raportuesen Von Cramon, anuloi Rezolutën 1244. Nuk ka nevojë që OKB të organizojë Seancat e Këshillit të Sigurimit, si masë e kursimit të kostos, kjo Trojkë tani e tutje do të vendosë për të gjitha çështjet globale. Një pyetje nëse mundem (me faljen e duhur këtyre liderëve të mëdhenj) – a nuk është më e vlefshme Rezoluta 1244 e KS të OKB-së (sepse nuk ju pëlqen, prandaj kujt i intereson), dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston (sikurse Kurti thotë, dhe ju, udhëheqës të mëdhenj, nuk i keni mohuar kurrë fjalët e tij)… dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është gjë tjetër veçse e kaluara (thjesht nuk është më në modë), dhe Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë (sepse, përsëri, ju , udhëheqës të mëdhenj, mendoni se nuk duhet) – atëherë sipas cilës marrëveshje/rezolutë/parim duhet të veprojmë? Apo duhet të ndjekim horoskopin tuaj për të marrë me mend dëshirat tuaja dhe për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në botë? Ju falënderoj për kohën tuaj – mund ta imagjinoj se sa i zënë jeni për të drejtuar botën në vend të OKB-së…”, shkroi Bërnabiq në Twitter.

Më herët, ajo ka reaguar në mënyrë “shumë diplomatike” ndaj publikimit të raportueses së Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, në të cilën ajo kërkon heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, të cilat janë ngritur nga serbët që protestojnë pas arrestimit të ish policit, Dejan Pantiq.

“Më në fund, njoftimi i shumëpritur nga Sekretarja e rreme e OKB-së, Viola von Cramon, e cila gjithashtu ka marrë rolin e Komandantit të Përgjithshëm të KFOR-it, ekspertit të përgjithshëm për gjithçka, nga litiumi deri te Europride, dhe kryembrojtësja e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut (duke përjashtuar serbët). Mjeshtre e HESHTJES kur Albin Kurti emëroi Nenad Rashiqin Ministër për Komunitete dhe Kthim, për të përfaqësuar serbët në Kosovë* – një njeri që fitoi 0.2 për qind të votave në zgjedhje, 30 herë më pak se përfaqësuesi i Listës Serbe… Mjeshtre e HESHTJES kur para 10 ditësh (2 dhjetor) Gavrilo Milosavljeviq (63) u arrestua pa shpjegime kur kishte shkuar për të raportuar pronën e konfiskuar në komunën e Istogut. Mjeshtër i meditimit kur gjashtë ditë më parë (6 dhjetor) policia e Kosovës pushtoi dhunshëm Zubin Potokun dhe më pas Mitrovicën e Kosovës – në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Marrëveshjen e Brukselit. Gazetarja e PE-së, e njohur edhe si “Nuk kam nevojë të them asgjë”, kur Kurti deklaroi 3 ditë më parë (9 dhjetor) se kërkesa e Serbisë që Kosova* të themelojë një Bashkim të Komunave Serbe është “fëminore” – e cila kundërshton drejtpërdrejt Marrëveshjen e Brukselit, për të cilën garantuese është BE-ja. Tani më në fund ajo ndihet e detyruar të thotë DIÇKA për paqen dhe stabilitetin në veri të Kosovës* dhe në deklaratën e saj bën thirrje për shpërbërjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rezolutat e të cilit duhet të injorohen nëse nuk i pëlqejnë. Të lumtë! Ndonjëherë është më mirë të heshtësh…”, shkroi Bërnabiq më 12 dhjetor.

Bërnabiqit nuk i kanë “shpëtuar” as shefja e diplomacisë gjermane, Analene Berbock, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, etj.

Krejt këto reagime të Bërnaqit po konsiderohen si armë e fshehtë e Vuçiqit kundër bashkësisë ndërkombëtare.

Advertisement