Connect with us

Kosova

Analistët: Perëndimi po nxiton, do të ketë presion në Paris

“Forumi i Paqes në Paris, në të cilin marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe siç është paralajmëruar nga Prishtina, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë një mundësi për liderët e vendeve kryesore evropiane që të dërgojnë mesazhe se të dyja palët do të kenë pasoja të rënda nëse nuk i pranojnë propozimet e BE-së që janë në tryezë”  – Të këtij mendimi janë Slobodan Zeçeviç, nga Instituti për Studime Evropiane dhe Miroslav Stojanoviç, komentator i politikës së jashtme.

Po a do të ketë një takim të drejtpërdrejtë midis Vuçiçit dhe Kurtit gjatë konferencës së Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore që mbahet në Paris më 10 dhe 11 nëntor, apo presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderët e vendeve kryesore të BE-së do të zhvillojnë takime të veçanta me ta. Kjo, për momentin nuk dihet, por supozohet se në listën e temave do të përfshihet edhe propozimi i Brukselit për formimin e Unionit të Komunave Serbe, për të cilin thuhet në selinë e BE-së se është i balancuar.

Zeçeviç tha se mund të priten “kërcënime” nga bisedimet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

Analisti i politikës së jashtme Miroslav Stojanoviç pret që në margjinat e forumit në Paris sigurisht që do të flitet për të ashtuquajturën marrëveshje të Ohrit, e cila, kujton ai, është formuluar në imitim të marrëveshjes mes dy Gjermanive të vitit 1973. Ai theksoi se Perëndimi e ka me nxitim, pasi po hyjmë në një vit kritik teksa në horizont duken zgjedhjet për institucionet evropiane dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Stojanoviç beson se kartat ndoshta do të përzihen shumë në Parlamentin Evropian, sepse e djathta po forcohet në një numër të madh vendesh dhepadyshim që peizazhi politik do të ndryshojë.

Advertisement