Kosova
Analisti ‘godet’ Serbinë: Ka mbetur në rrethim të çeliktë, nga ky njeri
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon akoma, përderisa nuk është se ka patur ndonjë epilog. Serbia vazhdon të mbetet shteti kërcënues në rajon. Ajo madje ka shpallur zgjedhet të cilat do të mbahen më 17 dhjetor, dhe po përdor Kosovën në parafushatë.
Analsiti Binak Maxharraj ka folur mbi këto çështje duke thënë se prapa Serbisë po qëndron Rusia e cila në realitet është në luftë me një shtet tjetër, kurse nga ana tjetër po shtyn ose motivon Serbinë për destabilizim në Ballkan.
“Serbia është ajo e cila me ndihmën e Rusisë edhe sot e kësaj dite, edhe pse vetë është në luftë, po i del në ndihmë dhe po e detyron Serbinë që të krijojë situate të brishta, jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin Përendimor, që fatkeqësisht po i ndihmon edhe vet Evropa me indolencën e saj, siç është vërejtur në këto 12 vite, në dialog mashtrues përmes ndërmjetësuesve mashtrues si Borell dhe Lajçak” – deklaroi Maxharraj, duke shtuar se “fushata parazgjedhore, e cila po mbahet në Serbi, ka për qëllim të krijojë urrejtje për popujt tjerë që rrethojnë Serbinë e ne veçanti ndaj Kosovës dhe shqiptarët e saj”
“Siç dihet Serbia këto ditë është në fushat parazgjedhore. Në qendër të vëmendjes së kësaj fushate nuk është situata katastrofike ekonomike, sociale e politike, por ajo është fokusuar te Kosova e humbur për ta dhe ka për qellim të krijojë urrejtje për popujt që e rrethojnë Serbinë e ne veçanti ndaj Kosovës dhe shqiptarët e saj. Por qëllimi kryesor është rrëmbimi I Veriut, sepse sipas tyre “den baba den” paska qenë e tyre” – theksoi analisti Maxharraj