Connect with us

Kosova

Analisti politik: Dialogu Serbi-Kosovë ka përfunduar, ja çfarë pritet të ndodhë

Dritero Arifi, profesor i shkencave politike dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha se faza e parë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar dhe se qeveria e Albin Kurtit ka humbur mundësinë për njohje reciproke në këtë proces.

Arifi theksoigjithashtu se vazhdimi i dialogut duhet të fillojë në momentin që fillon zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane.

“Besoj se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar, së paku faza e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Tani jemi në një fazë kur duhet të zbatohet gjithçka që është dakorduar nga Qeveria e Albin Kurtit dhe e kam fjalën për planin franko-gjerman dhe aneksin e Ohrit” – deklaroi profesori i shkencave politike

Sipas tij, Kurti e ka humbur mundësinë për të arritur njohjen reciproke në fazën e dytë, por se dialogu duhet të vazhdojë në momentin që të fillojë zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane.

Arifi ende beson se vetëm njohja reciproke do të qetësonte tensionet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por i duket se qeveria e Albin Kurtit nuk është e gatshme të zbatojë atë që është rënë dakord.

Advertisement