Politike
Analisti: Rama-Berisha po kërcejnë tango bashkë. Po bëjnë sikur luftojnë
Analisti Ergys Mërtiri ka analizuar kaosin e shkaktuar sot nga deputetët e Partisë Demokratike në seancën plenare ku i ka vendosur zjarrin karrigeve të deputetëve jashtë shkallëve të Parlamentit.
Mërtiri tha se, “ kjo shfaqe e dëmton opozitën dhe nuk është kjo një strategji për të marr votat e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme politike.
Qëllimi i çdo veprimi që bënë opozita është që të rris kapitalin e saj politik duke marr vota në atë që quhet elektorati gri.
or a e ndihmon kjo sjellje opozitës në institucion që të rrisi votueshmërinë e vetë, ngriti pyetjen Mërtiri?
“Njerëzit që mund të entuziasmohen nga kjo sjellje që ndodhi sot në Parlament janë vetëm ata militantët e PD-së sepse nga vetë situata e flustrimit që ata ndiejnë duan të shfryjnë kundër qeverisë. Por një pjesë që është elektorat gri, as majtas apo djathtas , nuk entuziazmohet nga flakët në parlament. Kjo lloji elektorati kërkon një politik tjetër, një politik që ta bind dhe ti drejtohet fjalëve, arsyes , fakteve dhe argumentova. Ndaj unë mendoj se përsëritja e këtyre skemave në parlament janë thjesht vetëvrasje.
Njerëzit e kanë kuptuar që Berisha dhe Rama janë së bashku. Shoh një handikap, opozita e Berishës është dukshëm në krah të Ramës, pra nuk përbën opozitë. Ajo që shoh është që ka një pjesë të madhe të shqiptarëve që nuk janë me asnjë nga palët, as me PD dhe as me PS. Një pjesë e madhe nuk do votojnë asnjë.