Connect with us

Kosova

Analisti serb tregon pse sipas tij, Vuçiç mblodhi samitin e të gjithë serbëve në Beograd

Analisti serb, Dushan Janiç, ka folur në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu analizoi edhe arsyet pse presidenti Aleksandër Vuçiç mblodhi pak ditë më parë në Beograd “parlamentin gjithëserb”

Janiç theksoi se dy nga motivet që e shtynë Vuçiçin të mblidhte gjithë serbët e rajonit në një shfaqje nacionaliste, ishte për të mbuluar manipulimin e zgjedhjeve, si dhe për të kamufluar dështimet ekonomike që ka në politikën e brendshme të Serbisë.

I pyetur se çfarë ndodhi atje dhe cili ishte mesazhi që ai donte të jepte, veçanërisht për perëndimin, me këtë aktivitet masiv presidenti Vuçiç, analisti tha se kuvendi i madh tregoi lojën e dyfishtë të presidentit Vuçiç dhe partive në pushtet në Serbi dhe Republikën Srpska

“Organizimi në të vërtetë nuk ishte pan-serb, pavaresisht se u vetëshpall si asamble e të gjithë serbëve, e cila duhet të themelojë Këshillin Kombëtar Serb me një lloj institucioni paraqeveritar, i cili në thelb do të menaxhojë të gjitha çështjet e interesave të kombit serb në mbarë botën. Është pretendim i lartë. Aty Vuçiç foli për luftë speciale hibride të perëndimit kolektiv ndaj tij dhe Serbisë, por në thelb, njerëzit që jetojnë në Serbi, nuk shohin ndonjë luftë hibride. Çfarë do të thotë luftë hibride e Perëndimit? Ky është spekulim. Sepse ne e dimë se çfarë do të thotë Hibride. Në thelb, është një lloj friksimi me luftë i njerëzve të zakonshëm për të mbuluar manipulime apo dështime”- theksoi analisti Dushan Janjiç.

Advertisement