Connect with us

Kosova

Analisti Shkëlzen Maliqi skanon kryeministrin Albin Kurti

Teksa shumë perëndimorë dhe vëzhgues të pavarur të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, flasin për ashpërsinë e qeverisë së Albin Kurtit dhe sipas Beogradit zyrtar, me lëvizje që praktikisht i detyrojnë serbët në Kosovë të largohen nga shtëpitë e tyre, analisti Shkëlzen Maliqi tha se kryeministri Kurti është një rast i veçantë.Gjatë intervistës së tij për median opozitare serbe ‘Danas’, shkrimtari dhe publicist i njohur u shpreh: – Albin Kurti është një populist, që erdhi në pushtet falë demagogjisë për duar dhe qëllime gjoja të pastra, por edhe sepse qeveritë e mëparshme në Kosovë, ishin të rraskapitura dhe gjithnjë e më shumë të papëlqyeshme. Ai është një majtist i modës së vjetër, por me karakteristikat e tribunit popullore, i cili investoi shumë në edukimin e të rinjve aktivistë në luftën kundër neoimperialistëve që përdorën ndërhyrjen e vitit 1999 për të krijuar modelin e një shteti të varur në Kosovë, nën kontrollin e kompanive shumëkombëshe. Që kur ai themeloi lëvizjen Vetëvendosje, Kurti besonte se populli i Kosovës fillimisht kishte të drejtën e vetëvendosjes dhe sovranitetit, duke ngatërruar modelet teorike me proceset reale se si shkohet realisht te një shtet sovran. Motoja e tij ishte pavarësia tani dhe menjëherë. Ai gjithashtu ishte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, prandaj edhe sot po mundohet ta përhapë lëvizjen e tij në Shqipëri, ku nuk pati sukses, si edhe në Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Kurti ka një mosbesim të thellë ndaj SHBA-së, edhe pse ndonjëherë në mënyrë retorike pranon se Kosova është e varur nga Amerika dhe NATO, por gjithmonë përpiqet të paraqitet si përfaqësues i vullnetit sovran të popullit të tij, i cili nuk e përkul shpinën përpara presioneve të Amerikës dhe vasalëve të saj evropianë. Imazhi që ai krijon vazhdimisht, është të prezantohet si një politikan ndryshe dhe shumë më i madh se sa ishte Hashim Thaçi, sepse që nga Rambuje-ja e këtej, Thaçi gjithmonë iu nënshtrua presioneve të Perëndimit, firmosi atë që e urdhëruan, privatizoi dhe mundësoi plaçkitjen e pronës shtetërore të Kosovës, gj ë për të cilën Kurti premtoi se do ta rinacionalizonte kur të vinte në pushtet…

Në përpjekjet e vazhdueshme për ta paraqitur dialogun me Serbinë si dialog mes të pabarabartëve, ai gjithmonë gjen mënyra për të penguar procesin, qoftë duke u mbështetur në propozimet e BE-së dhe Amerikës, ose në terren, mbi të gjitha në raport me serbët e Kosovës, ndërmerr masa sovrane sipas marrëveshjeve të nënshkruara para tij në procesin e dialogut nga Hashim Thaçi apo Isa Mustafa si kryeministra, si p.sh. marreveshja për dokumentat personale, apo tani për në dinarin, duke anashkaluar konsultimet me partnerët strategjikë të Kosovës”

Zhgënjimin e serbëve te Kosovës, të cilët gjatë gjithë kohës janë mashtruar nga autoritetet e Beogradit, se të paktën veriu, nëse jo e gjithë Kosova, do të mbetet pjesë e Serbisë, Kurti po e përdor këtë për të turpëruar Beogradin dhe Vuçiçin personalisht, duke ua ‘dëshmuar’ amerikanëve dhe te tjeret kush eshte dhe cfare perfaqeson presidenti serb, se ai eshte satelit i Putinit, sikur perendimi nuk e di këtë fakt. Ai e akuzoi publikisht sekretarin amerikan Blinken, se është naiv dhe nuk e kupton se kush është djalë i mirë dhe kush është djalë i keq në Ballkan. Kurti i bezdis tmerrësisht të gjithë diplomatët perëndimorë, teksa u mëson demokracinë. Diplomatët amerikanë kohët e fundit kanë deklaruar se nuk pajtohen fare me Albin Kurtin, por se besojnë te popullin kosovar, teksa edhe kanë theksuar se Bashkimin e Komunave Serbe, nëse Albin Kurti vazhdon ta pengojë, do të krijohet edhe pa të” – potencoi analisti Shkëlzen Maliqi.

Kosova

HAPENI GOJEN, Kearns kërkon të publikohet hetimi për Banjskën

Shefja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, duke folur për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë përfunduar hetimin për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, dhe kërkoi publikimin e rezultateve.

Duke qenë se në këtë fazë asnjë prej shteteve kryesore perëndimore nuk i ka bërë publike rezultatet e hetimeve, deputetja britanika kërkoi nga SHBA-ja të përgjigjen dhe t’i prezantojnë të gjeturat e hetimeve, posaçërisht për shkak se autoritetet serbe mohojnë përfshirjen në këtë sulm dhe rrezikut të përsëritjes së të njëjtës ngjarje.

“Aleatët duhet urgjentisht të publikojnë rezultatin e hetimeve, sepse e vërteta ka shumë rëndësi”, deklaroi Kearns.

Përsa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, posaçërisht mbi sugjerimet e diskutuara që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të jetë kusht për Kosovën drejt avancimit në organizatë, ajo theksoi se nuk duhet të jetë parakusht Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Disa kanë thënë se Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Evropës vetëm nëse krijon asociacionin. Britania e Madhe duhet ta kundërshtojë këtë. Unë nuk dua një tjetër Republikë Serbe në Ballkanin Perëndimor. Asociacioni sipas kushtetutës së Kosovës, duhet të themelohet si pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd. Por nuk duhet të nxitohemi dhe nuk mund të bëjmë presion” – deklaroi Alicia Kearns.

Ndërkaq deputetët britanikë kanë miratuar unanimisht mocionin e  propozuar nga Kearns, për sigurinë e Ballkanit Perëndimor pas një debati të mbajtur rreth kësaj teme.

Në mocion kërkohet që qeveria britanike të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë në përmirësimin e sigurisë në rajon. Ndërkaq, aty mbështetet integriteti territorial i Kosovës dhe Bosnjës, dënohet sulmi terrorist në Banjskë, si dhe bëhet me dije për ndërhyrjet ruse në Ballkan.

Gjatë debatit, deputetja britanike Kearns tha se duhet një aleancë e re e vendit të saj, SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s bashkë me Kosovën që të ruhet paqja.

Kujtojmë se deputetja britanike është një ndër mbështetëset më të zëshme të Kosovës dhe që ka shfrytëzuar pozitën e saj të lartë për të mbrojtur pozicionin e vendit të vogël ballkanik në Parlamentin e Britanisë së Madhe, posaçërisht sa i përket procesit të dialogut.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç kurorëzon familjen maf*ioze, fjalimi i mprehtë i Marinika Tepiç në parlamentin serb

Deputetja dhe nënkryetarja serbe e Partisë ‘Liri dhe Drejtësi’, Marinika Tepiç, mbajti një fjalim të ashpër në Parlamentin serb, në debatin për zgjedhjen e qeverisë së re të Millosh Vuçeviçit, në të cilin tha se nuk po votohet një cabinet I ri qeveritar, por po instalohet në krye të shtetit një familje mafioze.

“Gjithçka që duhet të dini për këtë qeveri, e cila zyrtarisht do emërohet nga Millosh Vuçeviç, është se kryeministri i vërtetë do të jetë Andrej Vuçiç. Me këtë qeveri Aleksandër Vuçiç do të vendosë në fronin kryeministror vëllanë e tij. Dhe të gjithë ministrat që do të jenë nën, do votojnë siç do urdhërohen, duke e bërë të lumtur zotërinë e tyre, sepse Aleksandër Vuçiç nuk i beson më askujt për asgjë. Sot jemi dëshmitarë të të ashtuquajturës zgjedhje të Qeverisë së këtij vendi, por në të vërtetë po kurorëzohet ‘La Familia’ në krye të Serbisë. Të moshuarit kanë dëgjuar për Cosa Nostra-n, të rinjtë për Ndragheta, por thelbi është i njëjti: mafia në krye të shtetit. Janë kthyer non gratat. Gjysma e qeverisë përdor narkotikë dhe kokainë ministrore, nga më e mira. Kjo qeveri nuk është as properëndimore e as proruse, kjo është qeveria kolumbiane, me mafiozë dhe kartele kriminale. Dhe ky është interesi i vetëm i Vucicit. Çdo gjë tjetër është një mashtrim për publikun” – deklaroi opozitarja që pas zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi, u vu në krye të grevës së urisë për të demaskuar manipulimin zgjedhor.

“Duket se ata në Kombet e Bashkuara janë më rezistent ndaj politikës së Vuçiçit, se sa në Bashkimin Evropian apo në ambasadat e huaja në Serbi. Gjatë kësaj kohe qytetarët vuajnë paligjshmërinë, frikën dhe diktaturën. Reputacioni i të gjitha institucioneve serbe është shkatërruae me planifikim” – theksoi deputetja dhe nënkryetarja serbe e Partisë ‘Liri dhe Drejtësi’, Marinika Tepiç.

Continue Reading

Kosova

Zidojce Zeitung për Srebrenicën: Tensionet ushqehen nga politikanët serbë

“Tensionet po intensifikohen rreth rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën” – Keshtu shkruan gazeta gjermane Zidojce Zeitung duke theksuar se ato po nxiten kryesisht nga politikanët serbë”.

Sipas autorit të shkrimit, Tobias Zick në një tekst të botuar nga Zidojce Zeitung, “Në fillim, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, citohet të ketë thënë në mes të prillit se “ai nuk ka asgjë kundër dënimit të krimeve të luftës në Bosnje dhe gjetkë”, por theksoi se është “kundër përshkrimit në rezolutën e cila së shpejti duhet të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, se populli serb eshte gjenocidal”

Autori, megjithatë, thekson se “projekt-rezoluta nuk përmend asnjë popull ‘gjenocid’, as serbët si grup etnik, as Serbinë si shtet dhe as Republikën Srpska”.

“Por kjo “nuk i pengon politikanët në Serbi dhe Republika Srpska të ngjallin emocione dhe të përhapin skenarë tmerri” – shkruan gazetari gjerman dhe përmend performancën e Dodik në Banja Luka në një protestë kundër rezolutës së planifikuar të OKB-së, i cili më pas deklaroi se “operacioni i ushtrisë në Srebrenicë në korrik te vitit 1995 ishte një ‘gabim’ që rezultoi në një ‘krim të madh’, por jo gjenocid. Dodik gjithashtu  u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, e më pas ka kërcënuar se do të shkëputet: “Nuk do të jetojmë me ju që thoni se populli serb është gjenocidal” – pati deklaruar ai.

“Deklarata të tilla janë ‘kripë në plagët e viktimave’,”  – raporton Zidojce Zeitung deklaratën e Munira Subashiç nga Majki Srebrenica, e cila thekson se rezoluta e planifikuar e OKB-së është “e rëndësishme” në mënyrë që “fëmijët serbë, boshnjakë dhe kroatë të mësojnë të vërtetën dhe që ata fëmijë të dine ndërtojnë të nesërmen mbi të vërtetën”.

Continue Reading

Kosova

Brutale dhe absurde, kushti për Kosovën, Mujanoviç akuzon Francën dhe Italinë

Jasmin Mujanoviç, analist politik, konsulent dhe kolumnist i shumë mediave të huaja, në një artikull autorial të botuar në platformën amerikane “Just Security”, tha se “nuk ekziston asnjë argument logjik, ligjor apo politik” për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në këtë KiE.

Duke komentuar mbi sinjalet e Francës dhe Italisë se do ta kushtëzojnë mbështetjen për Kosovën me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai e konsideroi “absurde” që francezët dhe italianët ta bllokojnë Kosovën, ndërkohë që asnjëra s’ka vendosur sanksione kundër Millorad Dodikut, liderit secesionist të serbëve të Bosnje-Hercegovinës.

“Të detyrosh Kosovën të ndjekë një strukturë që ka dështuar qartë në Bosnje-Hercegovinë dhe që është goditur në mënyrë të përsëritur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut – është absurde. Parisi dhe Roma i kërkojnë Kosovës të zbatojë diçka që as Serbia dhe as ata vetë nuk e kanë bërë ndonjëherë për pakicat e tyre të rëndësishme etnike”, argumentoi analisti boshnjak

Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës për të kaluar fazën e parafundit drejt anëtarësimit në panteonin e kombeve të barabarta demokratike evropiane, ndërsa vendimmarrja përfundimtare është në dorën e Komitetit të Ministrave që pritet të mblidhet në mes të majit në Strasburg të Francës.

Dora Bakoyannis, deputetja greke që hartoi raportin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në një artikull autorial të botuar deklaroi se asnjë anëtari s’i është kërkuar që të përmbushë kaq shumë parakushte në mënyrë që të pranohet në këtë organizatë të rëndësishme evropiane sikurse Kosovës.

Continue Reading

Kosova

Goditja finale, hapi i fundit i Kosovës sipas profesorit Daniel Serwer

Profesori amerikan Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme, ka folur për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer e ka quajtur “të turpshëm” qëndrimin e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar.

Sipas tij, “Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e antarësimit të Kosovës”.

“Kosova është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor, Serbia. Lejimi i Kosovës në këtë organizëm do t’u ofrojë serbëve që jetojnë atje një kanal të ri dhe potencialisht të dobishëm për të ndjekur ankesat e tyre, veçanërisht përmes Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” – deklaroi profesori amerikan.

Serwer gjithashtu shprehu keqardhje për opozitën e Beogradit ndaj kësaj çështjeje, e cila, sipas tij, është në kundërshtim me një marrëveshje që Serbia ka pretenduar se i përmbahet.

Përsa i përket Ballkanit, ai theksoi që pavarësisht se Beogradi mund të humbasë betejën për ta mbajtur Prishtinën jashtë Këshillit të Evropës, kjo vetëm përbën një kapitull të vogël në sfidën e gjatë të Kosovës për të fituar njohjen e plotë ndërkombëtare. Sipas tij, anëtarësimi në OKB dhe BE mbetet një objektiv i largët, dhe përfshirja e Kosovës në NATO pritet të jetë një luftë tjetër e madhe.

“Ne që kërkojmë një fitore ushtarake ukrainase, një shtet palestinez që do të jetojë në paqe me Izraelin dhe anëtarësimin në OKB për Kosovën, kemi ende një rrugë të gjatë përpara, por çdo hap në drejtimin e duhur sot, është ai që nuk duhet të hidhet nesër” – Deklaroi Daniel Serwer.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING