Connect with us

Kronike

Ekskluzive/ Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, vendimi për dy policët

Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur fajtorë dy oficerë policie të cilët ishin të pranishëm gjatë arrestimit të Ilir Xhakjas i cili qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Në vendimin që ju vendos në dispozicion Top Channel, kolegji penal thotë se dy oficerët F. H dhe K.SH  shpërdoruan detyrën dhe nuk kryen asnjë veprim në momentin që u vra shefi i policisë duke mos reaguar për  neutralizuar ngjarjen dhe autorin, duke lejuar që ai më pas të largohej nga vendngjarja.

Gazetarja Anila Hoxha raportoi se në vendimin e zbardhur që ju vendos në dispozicion TCH  arsyetohet se përse dy oficerët konsiderohen fajtorë me mos veprimin që cilësohet si shpërdorim detyre

Kolegji ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë, i ka gjetur fajtor të gjykuarit K. Sh dhe  F. H, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248  i KP. Konkretisht, gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se, të gjykuarit janë subjekte të posaçme, të cilët ushtrojnë një funksion publik pasi në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohen, kanë qenë me detyrë oficerë policie dhe veprën penale e kanë kryer pikërisht për shkak se kanë patur këto cilësi që i buronin nga detyra. Në lidhje me anën objektive të kësaj figure krimi, gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se të dy të gjykuarit kanë konsumuar këtë vepër penale me mosveprim (pra me qëndrim pasiv), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës dhe në shkelje të ligjit funksional për policinë e shtetit.

Kjo për arsye se ndonëse kanë patur detyrimin të vepronin dhe të merrnin masa konkrete dhe ka ekzistuar mundësia reale për të vepruar (si persona me aftësi të posaçme për të vepruar në këto lloj situatash para kriminale) ata nuk kanë vepruar dhe si pasojë e këtij mosveprimi Ilir Xhakja ka kryer veprën penale tepër të rëndë në dëm të jetës së Shefit të Komisariatit. Sipas vlerësimit të gjykatës është provuar ardhja e pasojës që ligji kërkon dhe pikërisht cenimi i rëndë i rendit dhe sigurisë publike, besimit të qytetareve tek shteti, pasi subjekti i krimit në këtë rast ka qenë pikërisht një punonjës i policisë së shtetit, i cili që në marrjen përsipër të detyrës, ka pranuar të gjitha rrethanat faktike ku mund të ndodhet gjatë ushtrimit të saj, duke marrë përsipër detyrimin për të zbatuar ligjin e çdo rast në funksion të mbrojtjes në radhë të parë të jetës së çdo qytetari’ thuhet në vendim ku shtohet se prishet vendimi i apelit dhe lihet në fuqi ai i shkallës së parë që i ka konsideruar  dy oficerët e policisë fajtorë

Si u vra kryekomisari

Në 13 shtator 2012, me urdhër të Shefit të Komisariatit të Policisë, forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Shijak janë urdhëruar të kryejnë patrullime në qytetin Shijak dhe rrethinat e tij, deri tek Lapidari në Katundin e Ri. Fillimisht, në operacion janë përdorur tre automjete policie dhe pesë efektiva oficerë e policë, nën drejtimin e Shefit të Komisariatit. Automjetet kishin të shënuara në mënyrë të dukshme të gjitha mbishkrimet dhe shenjat e policisë, siç rezulton dhe nga tabelat fotografike në vendin e ngjarjes. Qëllimi i patrullimit ka qenë verifikimi i dokumentacionit dhe titullit të pronësisë së automjeteve me targa të huaja, pa targa dhe me xhama të errët që qarkullonin në zonë.

Në dosje përmendet se “Në automjetin tip Chevrolet me targë “Policia 2085” patrullonin Shefi i Komisariatit të Policisë Shijak dhe punonjësi i policisë F. H, ndërsa patrulla e përgjithshme e policisë e përbërë nga punonjësit e policisë H. SH  dhe K. Sh  patrullonin me automjetin tip Chevrolet, me targë “Policia 2084”, dhe punonjësit e policisë V. XH  dhe A. T patrullonin me një automjet tip fuoristradë, edhe ai me mbishkrimet dhe të gjitha shenjat dalluese të policisë. Automjetet lëviznin në njëshkolonë, njëri pas tjetrit.

Fillimisht, sipas planit të masave u patrullua në rrugën drejt fshatit Katund i Ri. Rrugës, në afërsi të shkollës së Sukthit, Shefi i Komisariatit urdhëroi kthimin prapa të automjetit tip fuoristradë së bashku me dy punonjësit e policisë, për të dhënë ndihmën e nevojshme pas njoftimit për rënien e një zjarri, siç rezulton nga deklarimet e personave që kanë patur dijeni për rrethana të ngjarjes.

Nga Lapidari në Katundin e Ri, patrulla është kthyer në drejtim të rrugës për Shijak me një mjet më pak në përbërje të saj. Pas disa verifikimesh rutinë në vendparkimin e Kompleksit “V. ”, është urdhëruar shoqërimi i një automjeti pa targa. Për shoqërimin e tij në Komisariat u ngarkua polici H. SH . Nga ky çast, patrullimi vazhdoi me dy automjete nën drejtimin e Shefit të Komisariatit, i shoqëruar vetëm nga oficeri K.  G.  dhe punonjësi i policisë F.  H.

Në vijim të patrullimit është shoqëruar një automjet tjetër i tipit VW Golf pa targa, që i përkiste shtetasit Seid Gashi. Nga këtë çast, automjetet në patrullim rreshtohen si vijon: Autokolonën e printe automjeti me targë “Policia 2085”, i drejtuar nga punonjësi i policisë F. H , ku në sedilen e parë të tij ndodhej Shefi i Komisariatit. Pas tij vinte automjeti tip VW Golf, në kabinën e të cilit ndodheshin S.  J. . g  (babë e bir), kurse pas tij vinte automjeti me targë “Policia 2084” i drejtuar nga oficeri K. Sh. .

Në vendngjarje Shefi i Komisariatit ka urdhëruar shoferin F.  H.  të zhvendosej majtas, për t’i bllokuar rrugën një automjeti tip Opel, me ngjyrë të zezë, me targë të huaj GMLM 811, i cili po vinte në drejtim të kundërt me automjetet e policisë. Në kabinën e tij ndodhej vetëm një person, i cili është identifikuar më pas, si shtetasi Ledian Krasni 17 vjeç, banues në Katund Sukth. Drejtuesi i mjetit i është bindur urdhrit, duke ndaluar.

Shefi i Komisariatit dhe dy punonjësit që e shoqëronin kanë zbritur nga automjetet për të verifikuar rastin. Në këtë moment, është urdhëruar shoqërimi i automjetit për në Komisariatin e Policisë Shijak, pasi ka rezultuar pa dokumente regjistrimi sipas ligjit. Shtetasi Ledian Krasni nuk ka kundërshtuar dhe punonjësi i policisë F.  H është urdhëruar të hipte në kabinë për të siguruar shoqërimin dhe drejtuesi ka filluar manovrën për kthimin e automjetit mbrapsht, me drejtimin për Shijak. Provohet se në këto momente është larguar nga vendngjarja edhe automjeti i shoqëruar VW Golf me lejen e drejtuesit të operacionit, për shkak të vështirësive që janë krijuar në ato çaste për qarkullimit e mjeteve në këtë segment rruge.

Teksa automjeti Opel sapo kishte përfunduar, apo ishte duke përfunduar manovrën, në vendngjarje është afruar një automjet Mercedes, tip Regina 320, i pajisur vetëm me një targë të huaj në pjesën e pasme, i cili ka ndaluar përbri automjeteve të policisë. Prej tij ka zbritur një person, i identifikuar më pas si shtetasi Ilir Xhakja, person me precedentë të shumtë kriminalë. Ky person menjëherë është drejtuar tek automjeti tip Opel, ka hapur derën e pasagjerit dhe ka nxjerrë përjashta me dhunë punonjësin e policisë F. H. , duke iu drejtuar me fjalët: “Ç’punë ke ti me nipin tim?” (provohet se shtetasi Ledion Krasni është nipi i Ilir Xhakjes). Punonjësi i policisë F. H  është prezantuar dhe personi që ka sulmuar, në një moment i ka ndërprerë veprimet ndaj tij. Në këtë konflikt është përfshirë dhe Shefi i Komisariatit, i cili në ushtrim të detyrës, e ka pyetur personin kush ishte dhe çfarë kërkonte. Sipas dëshmisë së punonjësit të policisë F. H , Ilir Xhakja ka reaguar në mënyrë të dhunshme, duke u shprehur “Unë jam ai që të q… motrën” dhe ka nxjerrë pistoletën nga brezi. Në këtë moment, Shefi i Komisariatit ka bërë mbrapa, duke i bërë thirrje shtetasit Ilir Xhakja që të mos afrohej, kurse punonjësi i policisë F. H  ka ndërhyrë, duke i dalë para autorit dhe duke bërtitur disa herë me zë të lartë: “Është Shefi i Komisariatit…!” Autori, duke shtyrë me trup punonjësin e policisë F. H , ka mundur që të vendosë dorën mbi supin e tij dhe ka qëlluar gjashtë herë rresht mbi trupin e Kryekomisarit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, për shkak të shokut traumatik-hemoragjik dhe më pas, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Është provuar se punonjësi i policisë F. H , megjithëse ka qenë në vendngjarje, ku siç provohet ka tentuar të qetësojë personin nën hetim Ilir Xhakja, gjatë debatit verbal që po zhvillohej mes këtij të fundit dhe Shefit të Komisariatit, nuk ka kryer asnjë veprim për të parandaluar ngjarjen, neutralizimin e autorit të ngjarjes dhe më pas, kapjen e këtij të fundit, duke lejuar me mosveprimet e tij që të ndodhë ngjarja dhe autorit t’i krijohej mundësia e largimit nga vendngjarja.Rezulton se disa metra larg, përballë autorit të ngjarjes Ilir Xhakja, para se ai të qëllonte, ndodhej dhe oficeri i policisë K. Sh , i cili në momentin kur është vrarë Shefi i Komisariatit Adem Tahiraj, nuk ka kryer asnjë veprim konform ligjit për të parandaluar ngjarjen, neutralizimin e autorit të ngjarjes, duke lejuar me mosveprimet e tij t’i jepet mundësia autorit Ilir Xhakja të kryente krimin e rëndë dhe më pas të largohej nga vendngjarja. Për këtë arsye ndaj dy oficerëve u ngritën akuza duke u dënuar nga shkalla e parë me shërbim prove.

Kronike

“Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” – Azgan Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste

Azgan Mërnica tashmë ka pranuar se është ai autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, madje nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin.

Ai është pyetur dhe për armën gjë për te cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.

Po ashtu tregon momentin e përplasjes me efektivin e policisë.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo.

Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas.

Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori”, ka treguar ai.
Continue Reading

Kronike

Me urdhër të SPAK, policia kontrolle në disa qytete! Mbi 10 urdhër arreste në Tiranë

Forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja për gjatë orëve të pra të mëngjesit të së premtes po zhvillojnë një aksion e në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin.

Gazetari Ervin Leka, raporton se kontrollet janë bërë edhe tek banesa e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka njihen si rivalë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre ndër vite.

Për këtë operacion pritet të jepen detaje në vijim nga Policia e Shtetit.

Gjatë natës operacioni policor në Fushë-Krujë është bërë në fshatrat Larushk dhe Nikël.

Ende nuk dihet objektiv i këtij aksioni, por sipas burimeve, një ndër banesat e kontrolluar është ajo e Albert Zajes në Larushk i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

 

Continue Reading

Kronike

“Nuk pendohem”/ Vrau gruan, 50-vjeçari shqiptar flet për krimin: Më tradhtonte, hante paratë e mia

Në bisedat e para me autoritetet, autori i vrasjes së 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, ka deklaruar se nuk është penduar, me argumentin se ish-bashkëshortja e tradhtonte. Fjalët e tij të para për policinë ishin: Vrava gruan time dhe nuk pendohem.

40-vjeçarja u gjet nën efektin e alkoolit në një pallat në Fili. Ai punonte në godinën ku u gjet, ndërsa punonte edhe në një tavernë si bukëpjekës në Metamorfosi.

“Ajo po hante paratë e mia. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook,” pretendoi sulmuesi, sipas gazetës kryesore të lajmeve Star.

“Do të të vras dhe pastaj do të vras veten, do të bëhesh si nëna jote”, i tha të bijës
Sipas asaj që ka dalë në dritë, vrasësi 50-vjeçar pasi ka vrarë gruan e tij, ka shkuar në një hotel dhe ka paguar për të qëndruar natën dhe ka nisur të endet. Ata e panë atë në kamera dhe e ndoqën gjatë gjithë rrugës ku mund ta dallonin. Autoritetet i dhanë sinjal të gjitha shërbimeve për ta kërkuar, por edhe në kufi që të mos largohej nga Greqia.

 

 

Madje autori ka ecur me rroba të përgjakura. Kur e gjetën, ai ishte nën efektin e alkoolit. Ai pretendoi se kishte pirë vetëm dy birra. Në banesë u gjetën dy thasë me shishe birre.

Në dëshminë e tij, asnjëherë nuk deklaroi se ishte penduar për veprimin e tij. “Do të të vras dhe pastaj do të vras veten. Do të bëhesh edhe ti si nëna jote” , dyshohet se i ka thënë vajzës së tij.

Video-dokumentar me sulmin e 50-vjeçarit

50-vjeçari, siç shihet në video-dokument, më 7 maj ka sulmuar viktimën 50 metra larg vendit ku e ka vrarë dhe zërat e tij dhe 40-vjeçares. mund të dëgjohet përpjekja për ta larguar. Në fakt, autori mban në duar shishe birre të cilat i ka derdhur në trotuar dhe i afrohet asaj duke mbajtur njërën prej tyre.

Continue Reading

Kronike

“Më kapi me forcë nga fyti dhe…”/ Çfarë i tha policisë pak ditë më parë 40-vjeçarja shqiptare që u vra sot nga burri

40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në një pjesë qendrore të Menidit kishte denoncuar tre herë burrin e saj të larguar për dhunë në familje.

Në fakt, hera e fundit që gruaja ka denoncuar 50-vjeçarin ka qenë më 7 maj. Në atë kohë, i arrestuari është dërguar te prokurori publik, i cili ndaj tij ka ngritur kallëzim penal për dhunë në familje, lëndim fizik, fyerje dhe kanosje. Siç kishte dëshmuar atëherë 40-vjeçarja, ata kishin shumë vite bashkë, kishin dy fëmijë, një vajzë 21-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar, por ata nuk ishin kurrë mirë si çift pasi e ka rrahur dhe kërcënuar po edhe e ka vëzhguar.

“Në përgjithësi nuk shkuam kurrë mirë, ai më kishte kërcënuar – më kishte abuzuar shumë herë dhe gjithashtu më mërziti. Kam raportuar shumë incidente, por jo të gjitha. Prej një jave e kam parë duke më parë, ulur në makinën e tij jashtë shtëpisë sime dhe nuk e di pse. Dje në 6/5 dhe rreth orës 23:30 ai ishte përsëri jashtë shtëpisë sime dhe vetëm ulur në makinën e tij. Iu afrova dhe e pyeta përse është këtu dhe ai filloi të më shante: do të shohësh çfarë do të ndodhë me ty, por do të të djeg . Ai ishte i dehur dhe kishte disa kanaçe birrë në makinë. Aty shkova të lajmëroja policinë dhe ai më kapi me forcë nga qafa dhe ma ktheu gishtin. Më pas, vajza ime, e cila ishte aty pranë, thirri 100. Më pas u vumë në shërbimin tuaj”,  tha ajo ndër të tjera në dëshminë e saj.

Sipas ankesave të 40-vjeçares ngjarje të ngjashme kishin ndodhur shumë herë. Njëkohësisht, siç theksoi ajo, 50-vjeçari është i varur nga alkooli, ndërsa është diagnostikuar me çrregullim ankthi të gjeneralizuar dhe depresion. E pyetur nga policia nëse dëshiron të kontrollohet nga mjeku mjekësor, 40-vjeçarja është përgjigjur pozitivisht dhe ka deklaruar se do të shkojë e vetme.

 

 

Së fundi, ai nuk pranoi të akomodohej në ndonjë strukturë apo hapësirë ​​tjetër. Të nesërmen e prokurorisë, më 8 maj, i pandehuri u dërgua në Gjykatën e Kundërvajtjeve Njëanëtarësh Autofore të Athinës për t’u gjykuar dhe natën e arrestimit ka qëndruar në paraburgim.  Të nesërmen ai u dërgua në gjykatë dhe ndërsa gjykimi i çështjes filloi si zakonisht, seanca përfundimisht u shty  për në datën 17  maj  për mungesë provash për shkak të mungesës së viktimës. 50-vjeçari është arrestuar pasditen e së enjtes (16/5)  në zonën e Filit si i dyshuar për vrasjen e 40-vjeçares. Sipas informacioneve, pas vrasjes ai ka shkuar në një hotel në zonën ku ka qëndruar për dy orë. Më pas ai shkoi në ndërtesën ku u gjet.

Ai mësohet të jetë sfidues ndaj policisë të cilës i ka pohuar se nuk mban mend asgjë që ka ndodhur, se nuk ka pasur qëllim të dorëzohet dhe se ka problem me pijen.

Continue Reading

Kronike

Pasi masakroi me thikë Enkelejdën shkoi të pinte birra, ku u fsheh 50-vjeçari pasi vrau nënën e fëmijëve

Duket se pas masakrimit për vdekje të të shoqes dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Eduart Denaj ka shkuar në një market, ka blerë dy birra dhe më pas është futur në një godinë në ndërtim e sipër, dhe është fshehur për disa orë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në mediat greke, në ambientet e kësaj godine qëndrojnë ende shishet e birrave.

Sipas raportimeve, thuhet se ai është pikasur nga një qytetar, i cili ka njoftuar policinë duke i thënë se një person i dyshimtë ndodhej në këtë ndërtesë.

Pasi ka mbërritur policia, ai është gjetur i dehur, dhe nuk ka bërë rezistencë teksa i vendoseshin prangat. Për shkak se është arrestuar në gjendje të dehur, ai ende nuk është marrë në pyetje.

Ndërkohë, këto pamje tregojnë sherrin e ndodhur mes tyre më 7 maj, ditën kur Enkelejda Danaj e ka denoncuar për herë të fundit në polici.

Në video dëgjohet mes të tjerash gruaja që i thotë “largohu, mbaroi”. Çifti i dy fëmijëve adoleshentë, prej asaj ditë jetonin në dy shtëpi të ndryshme, por afër njëri-tjetrit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING