Kosova
Analisti zbulon planet e ҫmendura të Vuҫiçit, projektin e lënë gjysmë të Millosheviçit
Zgjedhjet e fundit në Serbi, sërish e lanë në pushtet Aleksandër Vuҫiçin. Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi vlerëson se nëse i hedhim një vështrim kronologjisë së pushtetit dhjetëvjeçar të presidentit serb, shihet se ai po vazhdon të bëjë rrëmujë në Ballkanin Perëndimor, më synim tvendosjen e dominimit serb.
“Ky fashizëm serbomadh po vazhdon nën kokadën e Drazha Mihajlloviçit dhe të Ratko Mlladiçit. Ka disa vite që Serbia, Republika Serpska dhe Mali i Zi, janë mbushur me muralet e këtyre dy protagonistëve të fashizmit të shkuar dhe të tashëm serb. Viktimat e masakrave serbe me shkatërrimin e ish Jugosllavisë, ishin myslimanët në Bosnjë dhe shqiptarët e Kosovës. Edhe pse sipas Marrëveshjes së Dejtonit, “Republika Srpska” është bashkë me Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, lidershipi serb në referendumin e vitit 1992 per pavarësinë e Bosnje Hercegovinës, shpallen të ashtuquajturën “Republika Serpska, për krijimin e entetiteve të veçanta në territorin e pushtuar, që të bëheshin pjesë e Serbisë të Madhe. Këtu duhet kujtuar se Serbia e Millosheviçit kishte planifikuar që në këtë kuadër të fusë edhe territoret e Kroacisë aty ku kishte serb”, vlerëson Mulliqi.
Ai theksoi se gjatë agresionit të egër për Serbinë e Madhe u vranë kroatë, por viktima kryesore ishin myslimanët në Bosnjë dhe më vonë shqiptarët e Kosovës.