Kosova
Analisti zviceran i reagon Hovenierit pasi dënoi aksionin e Policisë së Kosovës në veri
Analisti zviceran, Toby Vogel, ka reaguar ndaj ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, pasi ky i fundit përmes një qëndrimi publik ka dënuar veprimet e djeshme të Policisë së Kosovës në veri të vendit për të ndihmuar kryetarët e rinj për t’u futur në objektet e komunave në veri.
Vogel ka thënë se huliganët me shumë gjasë të drejtuar nga Beogradi po sulmojnë policinë e Kosovës për të parandaluar kryetarët e rinj që të shkojnë në zyra, derisa, sipas tij, SHBA-ja anon kah protestuesit e dhunshëm.