Connect with us

Aktualitet

Andi Bushati përplaset me Artur Zhejin për prokurorët e SPAK-ut

Analistët Artur Zheji dhe Andi Bushati debatuan për akuzën e ngritur nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.  Ndërsa Zheji tha se pas mbrojtjes së Berishës, çdo i kallëzuar rrezikon të thotë se akuzohen nga “larot e SPAK-ut”, Bushati deklaroi se ashtu janë, duke kujtuar veprimet e SPAK për portalin Lapsi.al që drejton ai, pasi botoi listën e patronazhistëve në mars 2021.

Artur Zheji: Strategjia mbrojtëse e avokatëve të Doktorit është procedurializmi. Praktikisht ka një paranojë që e ka bërë SPAK-u këtë për të krijuar një incident procedurial. Më duket në kufirin e paranojës dhe ireales. Avokatët po ndërtojnë një strategji për të bërë çështje këtë gjë për të mbrojtur kushtetutën me këtë gjë, me përmbajtjen e dosjes.  Doktori e ka thënë se është kundër mburojës, imunitetit, dhe unë jam kundër kësaj, se ja se ku është rasti me deputetë pa imunitet. Pasi Doktori bëri avokatin e dhëndrit në dy ditët e para, ne po merremi me analizën e SPAK-ut. Nesër prapa prangave të SPAK-ut, ata që do të kapen do të thonë larot e SPAK-ut…

Andi Bushati: Kur janë laro, ashtu janë. Ashtu janë sjellë me mua. Si laro sillen ata, si plehra.

Artur Zheji: Kjo mbrojtja që po bën doktori nuk është ligjore, por është politike.

Andi Bushati: Këta po sillen me keq se drejtësia e Alush Dragoshit që futi Fatos Nanon në burg.
Advertisement