Aktualitet
Andi Bushati: Sali Berishës i kanë marrë edhe kriminelët, protesta e djeshme e pakuptimtë
Andi Bushati thotë se Sali Berishës i kanë marrë gjithçka, përfshirë edhe kriminelët, të cilët kanë kaluar të gjithë në krah të qeverisë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se protestat paqësore që bën tani PD, e reflektojnë këtë fakt.
“Doktorit ia kanë rrëmbyer të gjitha, edhe mitingjet. Mbani mend kur thoshte me ata të Mamurrasit, i përmbys të gjithë…. Një pjesë të madhe edhe të mitingut i’a kanë “kafshuar”.
Edi Rama, përveç drejtësisë, oligarkëve, ka mbledhur edhe gjithë krimin e Shqipërisë. Krimi ka qenë i kuq dhe blu, sic ishin të gjitha të ndara.
Tani edhe kriminelët i ka marrë një palë e vetme. Ka detyruar Berishën të bëjë mitingje paqësore”, tha Bushati.
Ai tha se protesta e mbajtur mbrëmjen e djeshme nga opozita, është një ngjarje e pakuptimë, e cila nuk sjell ndonjë dëm, por as e ndihmon opozitën dhe qytetarët.
“Nuk besoj se e përmirësojnë imazhin te qytetarët. Nuk bëjnë ndonjë dëm. Ndoshta ka efekt për të mbajtur të karikuar militantët.
Ajo që mua më shqetëson është se në ndryshim nga protestat e tjera, kjo ishte më pakuptim. Kishte kuptim të bëje protestë kur e gjithë Shqipëria e dinte që këta ishin PD dhe regjimi u kishte rrëmbyer simbolet. Ky miting nuk e kishte më këtë ulërimë.
Për çfarë do të protestosh?
Mund të protestosh ndaj një qeverie që ta detyrosh të dëgjojë. A hyn kjo te ato protesta aq të fuqishme, sa qeveria të heqë gishtat nga veshët? Them se jo. Pra e kam të vështirë të gjej arsyen pse duhej bërë.
Në këtë kuptim, i gjej në vështirësi një motiv dhe një benefit që mund t’i marrë opozitë kësaj gjëje”, tha Bushati.