Connect with us

Politike

Anëtarja e kryesisë së Foltores kërcënon me trazira në protestë

Anëtarja e kryesisë së Rithemelimit, Adriana Kalaja  ka paralajmëruar trazira në protestën që opozita pritet të mbajë ditën e sotme para kryeministrisë.

Kalaja tha se duhet të ketë reagim në protestë, për të shprehur mllefin që sipas saj qytetarët kanë ndaj qeverisjes aktuale. Duke quajtur veprim spontan ‘hedhjen e gurëve’ ndaj kryeministrisë, anëtarja e Rithemelimit i quajti reagime të tilla normale në një protestë.

“Nuk është as fillimi dhe as mbarimi. Sot ky pushtet do ndjejë tronditje. Skenar dhune nuk ka sepse PD nuk është parti as organizatë terroriste por ajo është një protestë ku njerëzit do vijnë, janë të mllefosur që nuk kanë as darkë në shtëpi për t’u ofruar fëmijëve dhe reagimi i tyre mund të jetë shumë spontan. Edhe unë në fakt, personalisht e pranoj një reagim sepse aty nuk është sfilatë mode, është protestë. Edhe nëse hidhet ndonjë gur drejt kryeministrisë, për të treguar mllefin dhe urrejtjen sesi po shfarroset Shqipëria, duhet të ketë pra veprime të tilla”- u shpreh Kalaja.

Ndërkohë, kreu i një prej partive opozitare ‘Lëvizja e Re’, bëri me dije se nuk do të jetë i pranishëm në protestë pavarësisht ftesës së bërë nga Kalaja në emision

Ndërsa gazetari, Poli Hoxha tha se nuk i pëlqente një protestë e tillë të cilën e konsideroi si ‘artificiale’ pasi nuk organizohet nga qytetarët si në shtetet e tjera, por nga partitë politike.

Advertisement