Kronike
Anija angleze zbarkon në Durrës
Anija e marinës luftarake angleze “Royal Fleet Auxiliary ka zbarkuar në Portin e Durrësit për një vizitë në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Anija angleze, e cila në bordin e saj ka një ekuipazh dhe një batalion me marinsa, mbështet operacionet luftarake në vendet të cilat janë në konflikt me ushtritë aleate.
Mjeti lundrues 176 metra, ndihmon në lehtësimin e operacioneve amfibe duke shkarkuar trupa edhe në kushtet më të vështira të motit.
Kjo anije, aktualisht po operon si pjesë e Grupit të Përgjigjes Bregdetare të Marinës Mbretërore në Veri, i cili u vendos në Mesdhe këtë vjeshtë me mbi 1100 marinarë dhe Marina Mbretërore nga Komando 45.
Mounts Bay është në gjendje të mbajë deri në 24 tanke Challenger 2 ose 150 kamionë të lehtë në 1,150 metra lineare hapësirë.
Gjatë kushteve normale, një anije e klasit Bay mund të transportojë 356 ushtarë, por kjo mund të dyfishohet pothuajse në 700 në kushte të mbingarkesës.