Bota
Anija më e madhe në botë bën udhëtimin e parë në… FOTOGALERI
Anija më e madhe në botë, Icon of the Seas, lundroi zyrtarisht në oqeanin e hapur për herë të parë pas përfundimit të provave të saj të para detare në Turku, Finlandë më 22 qershor.Sipas CNN, Royal Caribbean International Icon of the Seas është një vigan 365 metra i gjatë që do të peshojë 250,800 tonelata.Mund të akomodojë rreth 5,610 pasagjerë dhe 2,350 anëtarë të ekuipazhit.Mbi 450 specialistë kanë kryer katër ditë teste paraprake në motorët kryesorë, harkun dhe helikat e anijes, si dhe kanë kontrolluar nivelet e zhurmës dhe dridhjeve.Pas testeve paraprake, Icon është kthyer në kantierin e anijeve Meyer Turku dhe do të debutojë nga Florida në janar 2024.