Lifestyle
Anila Çikalleshi tregon si të jetojmë pa grurë
Nga Anila Çikalleshi
Sëmundja e ÇELIAKISË
Kjo sëmundje shkaktohet nga gëlltitja e glutenit, që është një kompleks i proteinave të patretshme në ujë që ndodhen në grurë, thekër, elb dhe karakterizohet nga një numër i madh manifestimesh klinike.
Simptomat e sëmundjes mund të paraqiten në çdo moshë që nga dy vitet e para të jetës kur dhe fillohet ushqimi plotësues.
Simptomat klinike me të shpeshta janë:
• Barkqitja me erë të rëndë ose kapsllëku – paraqitet në mbi 50% të pacientëve
• simptomat e vazhdueshme dhe të pashpjeguara gastrointestinale, të tilla si të përzierje dhe vjellje
• dhimbje dhe fryrje e përsëritur e barku.
• anemi – shpesh e vetmja simptomë e dukshme tek çeliakia mund të jetë anemia rezistente në terapi
• lodhje dhe dhembje koke
• humbje në peshë (por, jo në të gjitha rastet)
• ulçerat në gojë
• humbje e flokëve (alopecia)
• skuqje të lëkurës (pezmatim herpetiform i lëkurës)
• probleme me smaltin e dhëmbëve
• osteoporozë
• depresion
• pubertet i vonuar apo me vonë infertilitetit
• aborte spontane të përsëritura
• probleme nervore
Simptoma të tjera më të shpeshta te fëmijët janë:
– humbje në masën muskulore në duar dhe këmbët
– fryrje barku
– nervozizëm
– mosshtim ne peshë