Connect with us

Kosova

ANKAND në Beograd/ Zbulohen talentet e reja të Vuçiçit

Ish-ambasadori i RFJ-së në Uashington, Nebojsha Vujoviç tha se përveç talentit të jashtëzakonshëm për të anestezuar gjysmën e Serbisë dhe për të mashtruar e vjedhur tjetrën, presidenti serb ka aftësitë për t’i shitur botës një të kaluar të larë, aftësinë për të frenuar në një semafor të kuq dhe për t’u përkulur e nënshtruar dhe për t’i kërkuar falje policit botëror, duke shmangur gabimet dhe iluzionet ideologjike të Millosheviçit.

Kjo e fundit, sipas tij, nuk është aq e vështirë për të, sepse Vucic nuk ka asnjë ideologji dhe lufta për të ruajtur pushtetin si e vetmja “shenjtore” nuk njihet askund si “ideologji”.

“Nga Millosheviç, Vucic mësoi se per te patur një rol më të mirë ndërkombëtar është të jesh faktor paqeje dhe stabiliteti sesa kasap, madje edhe kur arrin te kasapi, tregoji paraprakisht policin botëror se po luan dhe se kjo gje nuk është serioze, por se është për hir të ruajtjes së lëkurës” – ka shkruar Vujovic ne nje botim autorial.

“Vuçic do të rrotullohet deri në vitin 2027, do të na tregojë përralla, do të vjedhë gjithnjë e më pak nën tavolinë dhe gjithnjë e më shumë mbi tavolinë, pa patur frikë” – ka theksuar ish ambasadori, sipas te cilit talenti i shkëlqyer tregtar, i jep Vucicic formulën për sukses të gjatë dhe të qëndrueshëm.

Advertisement