Aktualitet
Ankesa nga klientët, AKEP gjobit ONE Albania-n me 100 milionë lekë
Për muaj me radhë qytetarët që përdorin numër celulari të kompanisë “One Albania”, jo pak herë ishin ankuan për ndërprerje të shërbimeve dhe për defektë të ndryshme në shërbim. Një situatë e cila u zvarrit duke i atribuuar kosto të pallogaritshme qytetarëve, qoftë financiare apo edhe morale. Por tashmë duket se ka hyrë në lojë i vetmi autoritet mbi kompaninë “One” që është AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të cilët kanë bërë një audit në këtë kompani, ku kanë gjetur një sërë shkelje, për të cilat kanë vendosur gjobën prej 100 milionë lekësh të vjetra ndaj “One”.
Në raportin final, ku është parashikuar edhe masa administrative (të cilin mund ta lexoni të plotë këtu: https://akep.al/wp-content/uploads/2023/11/VKD-finale-per-ndeshkimin-me-gjobe-ONE-24.10.23-new.pdf, janë renditur një sërë sugjerimesh që kompania “One” duhet të ndërmarrë hapa urgjentë për rregullimin e tyre, jo vetëm në raport me ligjet detyruese në vendin tonë, por edhe në raport me qytetarët, mbi të cilët ka rënë kostoja.
AKEP sugjeron që: b. “Sipërmarrësi i komokunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë
detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e
pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës.
- Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet
ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të
përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe
kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit
fundorë. Ky informacion të publikohet në mënyrë të qartë, gjithëpërfshirëse dhe lehtësisht
të aksesueshme.
- Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet
ligjore lidhur me njoftimet e pajtimtarit dhe AKEP për kufizimin ose ndalimin e aksesit në
shërbimet e tyre, sipas pikës 2, të nenit 108, të ligjit 9918/2008.
- Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të analizojë dhe t’í japë
zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës se koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të
afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit.
- Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet
teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin
e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga
vendimi përfundimtar i inspektimit.
- Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., rekomandohet që gjatë kësaj periudhe 60
(gjashtëdhjetë) ditore të kryejë kontrolle periodike të brendshme si dhe të njoftojë AKEP
për rastet e refuzimeve të evidentuara dhe korrigjuara prej tyre.
- Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dorëzoje në AKEP raportime periodike javore,
duke analizuar situatën dhe progresin e arritur me qëllim zbatimin e detyrave për
korrigjimin e shkeljeve të evidentuara.”
Megjithatë, ka një afat 30 ditor për përmirësimin e shërbimit, ku do të shihet nëse gjoba do të reflektojë mbi një kompani të tillë si “One” e cila i ka zvarritur problemet e saj për muaj me radhë.