Connect with us

Aktualitet

Procesi i sterilizimit/ Kita Sallabanda: Ata që vjedhin të dënohen, por PPP është e ardhmja e mjekësisë

Neurokirurgu i njohur Kita Sallabanda,  sqaroi se procesi i sterilizimit në mjekësi është i domosdoshëm.

Sipas tij, në të gjithë botën procesi i sterilizimit bëhet nëpërmjet partneritetit publik-privat, por nuk duhen lejuar vjedhjet.

“Pashë që abuzohet shumë me konceptin pse u bë sterilizimi. Mendoj se procesi i sterilizimit është i njohur në gjithë botën dhe i jepet ndërmarrjeve private. Ka qenë shumë korrekte që të bëhet. Kjo nuk do të thotë që mbroj abuzimet, por mbroj bashkëpunimin publik-privat dhe sterilizimi është eksperiencë europiane.

Spitali më i mirë i Spanjës është publik me administrim privat. Nuk duhen lejuar abuzimet dhe të grumbullohen të gjitha shërbimet në një spital, por bashkëpunimi publik-privat është e ardhmja e shëndetësisë. Ata që vjedhin të dënohen, por procesi është i saktë” – u shpreh neurokirurgu.

 

Advertisement